Përmet, sekuestrohet 1kg mariuanë 1 në pranga
PËRMET- Kapet sërish lëndë narkotike e ardhur nga Lazarati. Policia e Përmetit ka sekuestruar në aksin rrugor Përmet-Leskovik, një kg lëndë narkotike të llojit mariuanë, e cila po transportohej në drejtim të qytetit të Leskovikut.
Tranporti i saj kryhej nga 26-vjeçari Xhevair Doçi, i arrestuar tashmë nga uniformat blu. Droga ishte e fshehur në automjetin tip Benz me targa të Vlorës 01-95 D, ku është zbuluar edhe një armë zjarri pistolete tip TT.
Sipas burimeve të policisë i arrestuari Doçi është dënuar me parë për armëmbajtje pa leje. Sasia e mariuanës ishte e destinuar ti shitej një personi të paidentifikuar nga qyteti i Leskovikut.
(e.m/news24/balkanWeb)