Italia tërheq 2 tragete të linjës me Shqipërinë nisen drejt Libisë, Tunizisë
TIRANE- Dy tragete që lidhin portet shqiptare me ato italiane do të ndërpresin këtë linjë për tu nisur drejt Libisë e Tunizisë, për të evakuar shtetasit italianë të cilët ndodhen në këto vende të përfshira ditët e fundit nga trazira të përgjakshme. Dy tragetet e linjës Durrës- Bari, dhe Vlorë- Brindizi janë kontraktuar nga Ministria e Jashtme e Italisë për një afat të pacaktuar. Lajmi konfirmohet nga kapiteneria e përgjithshme e portit të Durrësit.
Trageti i linjës Durrës- Bari I cili është nisur sot drejt Italisë është trageti „Arbëria“ dhe është trageti më i madhi që lidh prej disa kohësh Durrësin me Barin. Trageti do të lundrojë më pas në drejtim të Libisë me qëllim imbarkimin e shtetasve italianë që ndodhen në vendin e Gadafit. Trageti “Arbëria” më i madhi që lidh Durrësin me Barin është në pronësi të shoqërisë greke “Ilion Lines” e që udhëton me flamur filipinas, do të dalë provizorisht nga linja e zakonshme dhe do të lundrojë në drejtim të Libisë.
Ende nuk dihet se cilët do të jenë portet e ankorimit pasi misioni i konsiderohet i shkallës së lartë të vështirësisë, për vetë situatën në të cilën ndodhet Libia, dhe kjo bëhet me qëllim ruajtjen e mjetit dhe të ekuipazhit të tij.
Trageti “Arbëria” ka një kapacitet për 2000 udhëtarë dhe për 200 automjete. Ai është trageti me kapacitetet më të madh që lidh Durrësin me portet italiane. Ka një ekuipazh prej 70 personazh.
(s.g/BalkanWeb)