8 Marsi, PS fton gratë në proteste kundër Berishës
TIRANE- Partia Socialiste fton gratë shqiptare të dalin në protestë më 8 mars, kundër nëpërkëmbjes së dinjitetit të tyre nga Sali Berisha. Anëtarja e kryesisë së PS, Lindita Nikolla tha sot se përmes kësaj proteste gratë duhet t’i thonë ndal sharjeve të kryeministrit Berisha.
“Njëmijë e një të zeza ka thënë Sali Berisha për çdo grua deputete, për çdo kundërshtare të tij politike e për çdo nënë, bashkëshorte e bijë të kundërshtarëve të tij politikë. Prandaj nuk mund të tolerohet më një kryeministër si Sali Berisha, që nuk ka as dinjitetin e as burrërinë të tregojë minimumin e respektit për gratë shqiptare”- deklaroi sot deputetja Nikolla nga selia rozë.
Sipas saj askush më tepër se gratë shqiptare “nuk i vuan sot pasojat e varfërimit e papunësisë që prodhon korrupsioni, kusaria e makutëria e pushtetit të Saliu, prandaj si askush tjetër janë gratë ato që duhet të ngrenë zërin me forcë kundër kësaj situate të papranueshme e të patolerueshme ku e ka zhytur vendin Sali Berisha.”
Anëtarja e kryesisë së PS vazhdoi më tej duke akuzuar kryeministrin se po “nëpërkëmb dinjitetin e një populli të tërë” dhe kjo është arsyeja pse duhet të largohet. Nikolla tha se kryeministri ka “sharë në Kuvend me fjalët më të ndyra bashkëshortet e nënat e kundërshtarëve të tij”... “ka marrë nëpër gojë nënat e fëmijët e kujtdo që guxon të flasë e të denoncojë skandalet, aferat e krimet e regjimit në pushtet..., dhe po përdor gratë e PD për të vazhduar sharjet e ofendimet kundër famlijes së Edi Ramës, kundërshtarit të tij politik”
“Në 8 mars, gratë shqiptare do të protestojnë me forcë për t’i thënë ndal gojës së shthurur të këtij paloburri që flet shumë për respektin për gratë, por që si askush tjetër në historinë e këtij vendi shan, shpif, ofendon e mallkon të gjitha gratë e nënat e këtij vendi.”- mbylli deklaratën e saj deputetja socialiste Lindita Nikolla.
(s.g/BalkanWeb)