E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Sistemi i survejimit, i një rëndësie të veçantë

Për rritjen e efikasitetit dhe për ruajtjen e jetës, do të vendosen kamera, në ambientet publike, ky një projekt nga policia e shtetit. Për një Tiranë të sigurtë europiane, sot u finalizua projekti për survejimin në Tiranë, për pandalimin e krimit.
 

Ndërkaq, duke iu referuar projektit të Ministrisë, tashmë janë krjuar grupe punë në të cilën janë parë vendet më efikase për vendosje e kamerave. Teknologjia është paraparë si arma më e mirë për parandalimin e krimit, ndërsa këtë projekt e përshëndeti dhe Ministri i Brëndshëm Lulzim Basha.
 

Për këtë, Basha deklaroi se në këtë projekt është përdorur teknologjia më e lartë. Ky sistem do të instalohet në të gjithe Tiranën, në të gjitha hyrjet dhe daljet, tregjet, ambientet kulturore dhe do të jetë e survejuar me kamera të specializuara për të mbështetur punën e policisë.

Basha deklaroi se u zgjodh Tirana për shkak të numrit të madh të banorëve. Ndërkohë që ky projekt do të aplikohet edhe në Durrës, Fier, Shkodër, Gjirokastër etj.

Ky projekt, i një rëndësie të madhe për jetën e qytetarëve, do të vihet në zbatim së shpejti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›