E Enjte, 5 Nëntor 2026

Përmet, zonat rurale me interes për vizitorët

Në zonat rurale të bashkisë së Përmetit, gjatë kësaj periudhe ka një interes të konsiderueshëm  nga vizitorët vendas por edhe të huaj, për të eksploruar natyrën dhe burimet e shumtë që ato ofrojnë. Zonat më të vizituara në këtë bashki, janë Banjat e Bënjës me të cilat kohët e fundit Përmeti edhe identifikohet por edhe zona të tjera si Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës, fshati Leusa, etj.  

“Edhe në zonat rurale ka patur një numër shumë të lartë vizitorësh e kjo për shkak të punës së vazhdueshme dhe ndërhyrjeve që janë bërë në zonat rurale nëpërmjet infrastrukturës, tabelave orientuese edhe promovimit që është edhe më e rëndësishmja. Atraksionet turistikë në zonat rurale, kanë qenë pjesa e fshatit të Bualit në të cilin ndodhet edhe një monument kulture i kategorisë së parë dhe është një ndër ndërtesat më të bukura që ka Shqipëria. Sigurisht një vizitueshmëri të lartë, ka patur fshati Leuse për shkak të kishës, traditës, kulturës, kalldrëmeve që gjenden në fshat, historisë dhe ç’do gjëje tjetër. Pastaj patjetër edhe ajo ëmbëlsira që deri diku është gabim por Përmetin kanë filluar t’a identifikojnë me Bënjën por Përmeti nuk ka vetëm Bënjën! Përmeti është i mbushur plot me atraksione turistike kulturore, natyrore dhe sigurisht ka patur numër shumë të lartë vizitorësh. Ka qenë edhe pjesa e Parkut  Kombëtar të Bredhit të Hotovës e cila ka filluar të promovohet shumë fort”, shprehet  Edjon Maliqi, specialist turizmi në bashkinë e Përmetit. 

Falë investimeve që vitet e fundit janë bërë në zonat rurale të bashkisë së Përmetit si n렠infrastrukturë, tabelave orjentuese etj,  vizitorëve ju ofrohet një shërbim më komod.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›