Rooney: Do të jem gati për Kampionatin Botëror

Sulmuesi kryesor anglez, Wayne Rooney, ka deklaruar se është gati pas dëmtimit, dhe se garanton një rikthim të mirë për Botërorin e këtij viti. "Unë jam i kënaqur të kem luajtur mirë në vitin e Botërorit, por ka qenë e vështirë për shkak të dëmtimeve që i kam marrë muajve të fundit. Jam i zhgënjyer që kam munguar në disa prej ndeshjeve kryesore javët e fundit". "Asnjë lojtari nuk i pëlqen të shikojë futboll, është vështirë kur e di se nuk mund të kesh ndikim në lojë. Por, nëse do të përkushtohem, mund të jem më mirë për Botërorin, që do të jetë i mirë për mua", ka thënë Rooney.