Tukiçi: Jeta ime është një ëndërr

“Jeta ime eshte nje enderr dhe ndjehem i privilegjuar pse jeta me ka trajtuar mire” keshtu shprehet kompozitori, kengetari dhe muzikanti David Tukici per tv Alsat. Dy dite para premieres se vepres se tij qe mban titullin “Jeta eshte enderr” ai eshte plot energji per te sjelle nje premiere teresisht boterore pikerisht ne skenen shqiptare.
"Une e quaj veten te privilegjuar dhe vertete eshte si nje enderr sepse gjithcka ka une kam kerkuar nga jeta ajo ma ka dhene. Sepse me duket sikur zoti me perkedhel, ne kuptimin qe une e kam enderruar te shkruaj nje veper te tille dhe ja ku ndodhem para kesaj qe une po e realizoj. Dhe po e realizoj te pakten ne vendin tim", thote David Tukici, kompozitor dhe dirigjent.
Vepra qe vihet per here te pare ne skene konsiderohet nje legjende me tre akte dhe ne te shkrihet opera dhe baleti. Tukici i cili punon ne kete veper se bashku me te vellain Gencin shprehet se pervec muzikes ka punuar vete edhe per libretin ne bashkepunim Giacomo Carbonen.
"Une sigurisht jam rikthyer si kengetar, si kompozitor i muzikes simfonike apo korale, po kjo eshte nje veper shume komplekse", tha Tukici.
Maestro David Tukiçi, lindur ne Shkoder, eshte diplomuar per Piano prane Liceut Artistik “Jordan Misja” ne Tirane dhe ka ndjekur 5 vjet studimet e Larta ne drejtimin e maestro çesk Zadeja. Gjithashtu, eshte diplomuar per kompozicion ne vitin 1980 prane Akademise Kombetare te Arteve ne Tirane. Tukici qe prej viti 1992 jeton ne Itali duke mos reshtuar se studiuari muzike, dirigjim, kompozim por gjate gjithe kesaj kohe ka qene present edhe ne skenen shqiptare. Drama e shkuar nga nje prej dramaturgeve me te medhenj spanjolle Calderon de la barca nuk është muzikuar asnjëherë, ndërkohë që është vepra më e publikuar dhe prezantuar në Europë.
Mira Tuci