E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohen treguesit e prodhimit në bujqësi

02/12/2009  Programi i ri

Programi i ri për bujqësinë 2010 do të sjellë rritje të mëtejshme të eksporteve të produkteve bujqësore. Nxitja e ngritjes së bashkimeve të fermerëve dhe promovimi i tyre do të vazhdojë të jetë në vëmendje të programit të vitit të ardhshëm. Sipas të dhënave të deritanishme, prodhimi bujqësor në pjesën e dytë të vitit ka shënuar përmirësim në krahasim me pjesën e parë. Aktiviteti në sektorin e bujqësisë është rritur me 2.7 për qind krahasuar me një vit më parë, duke kontribuar me 0.55 pikë përqindje në rritjen vjetore të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në të kundërt, prodhimi i agroindustrisë ka shënuar rënie gjatë vitit 2009, pavarësisht përmirësimit relativ në ritmet e rritjes së PBB-së në sektorin e prodhimit bujqësor. Sa i takon vitit të ardhshëm, Ministria e Financave ka parashikuar 6.8 miliardë lekë financime për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, ose sa 0.53 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto. Në krahasim me buxhetin suplementar të këtij viti, shpenzimet për këtë dikaster për vitin 2010 janë rritur me rreth 819 milionë lekë. Totali i investimeve është 2.96 miliardë lekë, ku prioritet kanë programet “Infrastruktura e Kullimit dhe Ujitjes” dhe “Zhvillimi Rural duke Mbështetur Agroindustrinë dhe Marketingun”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›