E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Ai është streha e fundit e mafies

02/12/2009  Zyrtarë të PD-së vazhdojnë sulmet kundër Ramës

Jorida Tabaku shprehet se dënon dhunën e Ramës ndaj grave

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë vazhduar të gozhdojë kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, duke theksuar se kryesocialisti vazhdon të jetë i papërmbajtur në dhunimin e familjes dhe të vlerave të saj. Sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode ka deklaruar gjatë një takimi partiak në Korçë se Rama është njeriu që kërkon me çdo kusht të destabilizojë vendin përmes qëndrimeve të tij antikushtetuese dhe në dëm të interesave të vendit e popullit. Bode e ka vlerësuar kryesocialistin si “kamikazi i kolltukut të vet” dhe “streha e fundit e mafies”. Ndërkohë, duke folur mbi ultimatumet e PS-së, ai tha se ato nuk do të mund të pengojnë qeverinë të ecë përpara në rrugën e reformave që do të çojnë vendin drejt Bashkimit Europian. E ashpër në qëndrimin e saj ndaj kreut të PS-së është treguar edhe zëvendësministrja e Integrimit Jorida Tabaku. Duke folur nga selia e PD-së, ajo ka deklaruar se tashmë të gjithë shqiptarët janë njohur me faktet e rënda të dhunës të bëra publike, të cilat përbëjnë një nga faqet e turpit për Edi Ramën, që me heshtjen e tij i ka vërtetuar e pranuar plotësisht ato. “Si grua, por dhe si pedagoge, denoncoj fuqimisht dhunën dhe fshehjen e Ramës pas kornizës së privatësisë. Kreu i opozitës Edi Rama është modeli i regresit historik dhe social për Shqipërinë. Ai nuk e njeh familjen. Një njeri i tillë tregon se nuk ka asgjë tjetër për zemër veç interesit të tij të çmendur vetjak”, - ka thënë ajo. Tabaku vlerësoi se, për fat të keq, opozita është vënë në shërbimin më të keq dhe më të rëndomte ndaj interesit personal të kryetarit Rama. “Nuk janë të rastit thirrjet për dhunë dhe destabilitet, pasi për mendjet perverse këto janë të vetmet mjete për t’i imponuar antivlera të tilla shoqërisë shqiptare”, - tha Tabaku.

Gerti Bogdani

“Të rinjtë shqiptarë janë sot të befasuar me këto akte primitive dhe çnjerëzore të kryetarit të Bashkisë dhe njëkohësisht kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Rama, akte tashmë të dokumentuara dhe të faktuara. Po të marrim rastin e tij të parë, me bashkëshorten e tij të parë, ku ai mohon djalin e tij, janë gjëra që nuk ndodhin në asnjë vend të botës dhe nga asnjë njeri.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›