Përmirësohet Bariç, shpresa që të vijë më 25 prill

Altin Manallari
Shëndeti i trajneri kroat të kombëtares së Shqipërisë, Oto Baric, po shkon drej përmirësimit gradual, Ky është lajmi më i fundit rreth gjendjes së tij, që del nga ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ka qenë pikërisht sekretari i përgjithshëm Roland Mici, ai që e ka bërë publik këtë lajm, duke cituar madje edhe përkthyesin Ajet Zeka, përkthyesin zyrtar të teknikut kuqezi. "Jam përmirësuar', - kështu i tha Zekes trajneri Baric në komunikimin më të fundit me të", - citon Mici. Ky është një lajm i mirë, që duket se i ka shtuar disi humorin FSHF-së. Problemeve e para shëndetësore të trajnerit kroat u shfaqën më 17 mars, dhe detyruan atë të mungonte në pankinë për ndeshjen me Slloveninë në Shkodër, por jo në Sofje ndaj Bullgarisë. Menjëherë pas barazimit historik me bullgarët, sëmundja iu përsëritur, duke se e detyruar të shtyjë vizitën në Tiranë, të parashikuar për 12 prillin. Ndërkohë që lami për përmirësimin e tij, mirë shton shpresat për realizimin e kësaj vizite më 25 prill, ku do të duhet të vëzhgojë disa talente të kampionatit shqiptar.