Shqipëri-Luksemburg, pengu i konfliktit FSHF-“Qemal Stafa”

Altin Manallari
Ende pikëpyetje vendi i zhvillimit të ndeshjes eliminatore për Euro 2008 mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, e programuar për 2 qershorin e kësaj vere. Alternativat e momentin janë dy: "Qemal Stafa" dhe "Ruzhdi Bizhuta", ku për momentin favorit është ai i Elbasanit edhe për shkak të konfliktit të hershëm mes FSHF-së dhe drejtorit të stadiumit të vetëm kombëtar Perikli Dhales, por tashmë edhe falë miratimit të trajnerit Oto Baric. Por duket se kjo cështje nuk është se shqetëson shumë FSHF-në, e cila "kartat" ia ka në dorë, dhe në momentin final do t'i luajë si t'i vijë më mirë, edhe pse arsyet pro dhe kundër janë të pranishme në dy mundësitë. Peng të një konflikti Nuk është herët për këtë diskutim, por nuk është as vonë. Mos përcaktimi i vendit se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, një takim shumë i rëndësishëm për kombëtaren tonë në kërkim të tri pikëve të domosdoshme nga kjo përballje, duket se është kushtëzuar nga konflikti i hershëm mes drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptarë të Futbollit dhe drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales. Palët këmbëngulin në kërkesat e tyre dhe nuk lëvizin nga istikami, ndërkohë ai që humbet në këtë debat tashmë të sakonshëm, është sportdashësi kryeqytetas dhe një pjesë e atyre fansave nga veriu apo jugu i Shqipërisë, që do ta kishin më të lehtë që të ndiqnin skuadrën e zëmrës në kryeqytet. Në mes është një cështje "biznesi". Termat financiarë të ndarjes së fitimeve cojnë dështimin e vazhdueshëm. "Ne ofrojmë 70/30 ndarjen e përqindjes së fitimeve, ndërsa Zoti Dhales kërkon 50/50", - sqaron Mici, ndërsa zëdhënësi i shtypi Nurimshmi shton se "drejtori i stadiumit kërkon madje të përcaktojë ai cmimin e biletave". Megjithatë jemi ende larg marrëveshjes. Këtë e konfirmon edhe vetë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së Rolan Mici, i cili nënvizon se negociata ka patur vazhdimisht dhe se askush nuk ka hequr dorë nga ato. Por në asnjë moment nuk ka folur për një gjetjen e gjuhës së përbashkët. Megjithatë vetë ekzistenca e negociatat lë të kuptohet se "Qemal Stafa", në rast të një marrëveshjeje, do të ishte alternativa e parë për Shqipëri-Luksemburg. Elbasani, favoriti spontan E ndërsa kjo mosmarrëveshje vazhdon, spontanisht del në skenë si favorit "Ruzhdi Bizhuta" i qytetit të Elbasanit. Themi spontanisht, pasi edhe pse sekretari i FSHF-së ka trumbetuar prej kohësh dhe ka ripërsëritur edhe dje, se "ka një nismë të FSHF-së për një shpërndarje të ndeshjeve të Kombëtares dhe në qytetet e tjera" (dhe mirë bën që e ka një projekt të tillë), gjë që sipas tij behët, jo vetëm për të afruar më shumë me kombëtaren tifozët e këtyre qyteteve, por edhe sepse do të ishte motivim për klubet përkatëse në rregullimin e stadiumeve, që janë pranë plotësimit të të gjitha kushteve të vëna nga UEFA (Lori Boric një shembull i mirë), vetë ekzistenca e negociatave me "Qemal Stafën" thuajse totalisht të kompletuar. Ndërkohë bie në sy edhe harresa e tifozerisë kryeqytetase (ndoshta më e madhja, të paktën në numër) në dy ndeshjet e përfaqësues, që është një arsye më shumë që e bën stadiumin e vetëm kombëtar të jetë zgjedhje e parë, dhe inspirim për këmbënguljen drejt një marrëveshjeje mes palëve FSHF-Qemal Stafa. Megjithatë edhe vetë Mici lë të kuptohet se "Ruzhdi Bizhuta" është favorit për momentin, ku përvec të mirave të cituara më lart, shton se ka edhe probleme. "Një të vogël, por jo të pazgjidhshëm, - nënvizon sekretari. - Ai nuk plotëson kushtet për një ndeshje me drita. Por, si miqtë luksemburgas, por ashtu edhe organet përkatëse në UEFA, na kanë lënë të kuptohet se mund ta mirëpresin një kërkesë që ndeshja të luhet në orën 17:00". Po ashtu për zhvillim e ndeshjes në Elbasani, është marrë edhe pëlqimi i Baricit, apo dhe disa kuqezinjve. Por sekretari FSHF-së në asnjë moment nuk e përjashtoi si mundësi "Qemal Stafën", duke theksuar disa herë se ana financiare nuk më e rëndësishmja, pasi në përcaktimin e vendit ku do të luhet Shqipëri-Luksemburg duhet të piqen një sërë faktorësh. Kështu që dilema do të vazhdojë edhe për disa kohë, ku shpresojmë që zgjedhja të jetë më mira për futbollin dhe tifozët, jo për interesat e kokëfortësinë e njërës apo tjetrës palë.