“Sulltan” Sejdini merr dhe kalanë e Gjirokastrës

Nga Franc Hoxha
ASA (Albania Sport Agency) - Përmbysje e madhe në Gjirokastër jo vetëm në rezultat, por dhe në renditjen në klasifikim. Shkumbini i një veterani "dhelpër" të bankinave shqiptare, Faruk Sejdini me fitoren 1-3 të arritur në fushën e kundërshtarit dhe rivalit të tij direkt për titull, Luftëtarit tashmë e sheh vetën me +2 pikë në raport me formacionin modest të Mustafa Hysit. Edhe Luftëtari shënoi i pari me anë të kapitenit të rikthyer Neritan Novi në minutën e 12 (gol i katërt sezonal), Shkumbini ia doli ta përmbyste rezultatin qysh në pjesën e parë, me të njëjtin autor Alban Byzhytin në minutat 17 dhe 43 (lushnjari i Shkumbinit u ngjit në kuotën e shtatë golave). Pjesa e dytë edhe pse pati protagonist në fushë Luftëtarin në kërkim të pikëve të cmuara, strategjia e zgjedhur nga Sejdini, mundësoi edhe një gol të tretë, por këtë radhë në sekondat e fundit të takimit, me autor Roland Dervishin. Goli i dytë i tij në këtë sezon. Përfundimisht, Shkumbini arriti fitoren e tretë në fazën e tretë dhe të dytën në transfertë, duke lënë pas atë humbje të një jave më parë me Apoloninë (3-1). Javën e ardhshme, Shkumbini do të presë në shtëpi Kastriotin e Krujës një tjetër rival direkt për mbijetëse që tashmë ndodhet me vetëm një pikë më shumë se peqinasit (26-25), ndërsa Luftëtari që pësoi humbjen e tretë në fazën e tretë do të udhëtojë për në Fier, për tu përballur me Apoloninë e vendit të fundit, në një tjetër sfidë mbijetese për të skuadrat. LUFTËTARI-SHKUMBINI 1-3 Shënues: Novi 12' / Byzhyti 17', Byzhyti 43', Dervishi 90+3 Gjyqtarë: Cekaj, A.Mali-E.Bicaku Stadiumi "Gjirokastra", Gjirokastër, ora 15:00 TRI TAKIMET E KETIJ SEZONI Faza e parë LUFTËTARI-SHKUMBINI 1-0 Faza e dytë SHKUMBINI-LUFTËTARI 1-0 Faza e tretë LUFTËTARI-SHKUMBINI 1-3 BILANCI MIDIS DY EKIPEVE 16 ndeshje; 7 fitore Luftëtari, 0 barazime, 9 fitore Shkumbini. Golat: 15-26 RENDITJA E SUPERLIGES Superliga Pike F B H 1 Tirana 56 17 5 4 2 Vllaznia 49 14 7 5 3 Partizani 48 14 6 6 4 Teuta 48 13 9 4 5 Besa 40 11 7 8 6 Elbasani 36 10 6 10 7 Dinamo 35 10 5 11 8 Flamurtari 28 8 4 14 9 Kastrioti 26 6 8 12 10 Shkumbini 25 7 4 15 11 Luftëtari 23 6 5 15 12 Apolonia 19 5 4 17