E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti arumuno-vlleh krijon parti politike

TIRANË- Krijohet një parti e re në Shqipëri, ajo e vllehëve. Komuniteti arumuno-vlleh në Shqipëri ka shpallur krijimin e partisë së quajtur, “Aleanca për barazi dhe drejtësi evropiane”.

Themeluesit e kësja partie, duke prezantuar platformën politike thonë se do të jetë një parti e qendrës dhe në koalicion me çdo subjekt që fiton zgjedhjet parlamentare.

Një ndër shqetësimet kryesore që mbeten ende pa zgjidhur për arumunët, sipas kësaj force politike, është çështja e arsimimit.

Në Shqipëri ka vetëm një shkolle për këtë komunitet dhe ajo nuk është financuar nga shteti.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›