Permiresohet gjendja e Refatllarit
Burimet spitalore pohojne se shefi i sherbimit te kardiokirurgjise eshte ne gjendje te mire shendetesore, pas plageve me thike qe ka marre dy dite me pare. Sipas mjekeve te cilet jane duke ndjekur ecurine e Refatllarit, ky i fundit eshte jashte rrezikut per jeten, nderkohe qe nje plage e marre ne dore per vetembrojtje mund te mos e riktheje me ne sallat e operacionit. Prej nje kohe te gjate Refatllari drejtonte kete pavijon, nderkohe qe ishte edhe mjeku kryesor ne kryerjen e by-passeve apo operacioneve te tjera ne zemer tek pacientet e QSUT-se. Te njejten gje ka kryer edhe me dajen e Alban Strazimirit, i cili pas humbjes se te afermit te vet ka reaguar kunder mjekut duke e plagosur ate me thike pas shpine. Fale nderhyrjes se mjekeve, kardiokirurgu Refatllari ka mundur te shpetoje nga vdekja, pasi plaget e marra ishin shume prane zemres .