E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet shkolla e riedukimit, rreth 50 fëmijë të dënuar "sistemohen" në Kavajë

Rikthehet për të dënuarit e mitur shkolla e riedukimit. Tani për rreth 50 adoleshentë dhe të dënuar nën moshën 18 vjeç që kanë marrë një vendim të formës së prerë të gjykatës për vepra të ndryshme penale do ta vuajnë këtë dënim në burgun e Kavajës, i cili do të jetë për ta një institucuion riedukimi. Burime nga Drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve bënë të ditur se ky burg do të shërbejë për të gjithë ata të dënuar të cilët kanë kryer një krim dhe që janë nga mosha 16 deri në 18 vjeç. Në këtë burg, i njohur ndryshe si shkolla e riedukimit do të plotësojë të gjitha kushtet për të dënuarit e vegjël. Që nga kushtet e mira në qeli e deri të shkolla apo edhe aktivitete edhe kurse të tjera që do të jenë në shërbim të të dënuarëve të mitur. Ndërkohë sipas burimeve mësohet se deri të vepra penale që kanë kryer këta të dënuar të mitur janë që nga vjedhjet, plagosjet, shitje droge e deri te vrasjet. Kështu të dënuarit e mitur që janë në burgun e Vaqarrit, paraburgimin 313 në Tiranë do të kalojnë ditët ne vazhdim në këtë institucion riedukimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›