E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Sulmi ndaj Nunit, sulm kunder pushtetit gjyqesor"

Tirane- Trupat gjyqesore te Gjykates se Larte kane reaguar ashper, ndaj sulmit te kolegut te tyre Ardian Nuni. Te mbledhur dje urgjentisht pas ngjarjes se ndodhur Nunit, prane baneses se tij, gjyqtaret kane theksuar se: "Sulmi ndaj gjyqtarit, perben nje atentat te rende, jo vetem kunder Gjykates se Larte, por edhe kunder pushtetit gjyqesor te Republikes se Shqiperise".

Reagimi

"Kjo ngjarje, por edhe disa te tjera qe kane ndodhur gjate viteve te fundit ndaj gjyqtareve, personelit te gjykatave, familjareve dhe prones se tyre, perbejne nje shqetesim te madh jo vetem per gjyqtaret, por edhe per gjithe shoqerine shqiptare, e interesuar aq shume per funksionimin normal te shtetit te se drejtes" theksuan dje anetaret e Gjykates se Larte. Pas ngjarjes se rende mbremjen e dy diteve me pare, gjyqtaret kerkojne zbatimin me korrektesi dhe pergjegjshmeri, te dispozitave ligjore per mbrojtjen dhe garantimin e jetes, shendetit dhe integritetit te gjyqtareve. Anetaret e Gjykates se Larte kane theksuar se, prekja e nje gjyqtari perben ne vetvete nje kercenim serioz per shoqerine, rendin, demokracine dhe shtetin e se drejtes. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kene te qarte se gjykatat< jane institucione ne sherbim te qytetareve e te shoqerise. Me tej kane shtuar se: "Gjykatat, si institucionet qe japin drejtesi dhe mbrojne te drejtat e paleve ne gjykim nepermjet zbatimit te ligjit, duhet t'iu garantohen masa te plota sigurie. Askush nuk duhet te guxoje, te kercenoje jeten apo te denigroje autoritetin dhe integritetin e cdo gjyqtari te Republikes".

Kerkesat

Nepermjet deklarates se tyre, pas atentatit te bere gjyqtarit civilist, anetaret e Gjykates se Larte kane konstatuar se ne vijimesi, fushatat politike dhe mediatike, si dhe sulmet ndaj gjyqesorit ne teresi, pervec presionit, ndikojne negativisht ne deformimin e perceptimit te publikut mbi dhenien e drejtesise. Ndersa gjykatave, sipas tyre, njekohesisht nuk i sherbejne ne asnje rast ruajtjes se figures dhe autoritetit te gjyqtarit dhe gjyqesorit. "Kerkojme fuqishem nga organet kompetente, marrjen e masave te menjehershme ligjore, institucionale, organizative e materiale, jo vetem per zbardhjen e ngjarjes dhe venies para pergjegjesise ligjore te fajtoreve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore ne funksion te sigurise se gjyqtareve dhe te gjykatave, per parandalimin e ngjarjeve te tilla ne te ardhmen", argumentonin me tej gjyqtaret.

Ne fund ata theksuan se ngjarje te tilla kerkojne reflektim te thelle nga te gjithe, duke nenvizuar se Gjykata e Larte dhe gjyqtaret ne teresi, do te vazhdojne te thellojne angazhimin e tyre ne te ardhmen, per ushtrimin me korrektesi te misionit te tyre ne dhenien e drejtesise se barabarte dhe per te gjithe, duke zbatuar vetem Kushtetuten dhe ligjin.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›