Gjendje alarmi, 2 sulmet në Francë kanë 1 autor
FRANCE- Policia franceze tha sot se janë gjetur të dhëna që tregojnë se vrasja e katër personave në një shkollë hebraike në Tuluzë, ka lidhje me sulmin e tre ushtarë francezw në dy incidente të veçanta në të njëjtin rajon, javës sw shkuar..
Siç raporton BBC, duke iu referuar burimeve konfidenciale të grupit të hetimit, në të tria sulmet është përdorur e njëjta armë.
Një mësues dhe tre fëmijë u qëlluan për vdekje në Ozar Hatorah School, dhe një adoleshent mbeti i plagosur, në gjendje të rëndë për jetën.
Presidenti, Nicolas Sarkozy, i cili fluturoi menjëherë për në Tuluzë, e quajti sulmin në shkollë një tragjedi kombëtare. Ai tha se një person qëndron prapa të tre sulmeve.
Ndërkohë, në Francën jugperëndimore është vendosur gjendja e alarmit. Të gjithë shkollat në Francë do të mbajnë 1 minutë heshtje, të martën në orën 11:00, me orën lokale.