E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet shëndeti pacientit të dyshuar me H1N1

Shefi i spitalit infektiv tregon se zyrtari i ministrise se Jashtme eshte prekur nga nje infeksion bakterial duke perjashtuar te gjitha llojet e gripeve te mundshme. 

TIRANE- Funksionari i ministrise se Jashtme, i dyshuar si rasti i pare me gripin e derrit, ndodhet ne gjendje te mire shendetesore ne nje nga pavionet e spitalit infektiv ne Qendren Spitalore Universitare „Nene Tereza“. Pas Insitutit te Shendetit Publik edhe shefi i spitalit infektiv Dhimiter Kraja mohon prekjen e pacientit 57-vjecar nga virusi AH1N1 ndersa thote se pacienti ndodhet jashte rreziku per jeten. Kraja tregon se zyrtari i ministrise se Jashtme eshte prekur nga nje infeksion bakterial duke perjashtuar te gjitha llojet e gripeve te mundshme.

Nje dite me pare Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi zyrtarisht se analizat e pacientit 57 vjeçar të kryera në laborator për virusin AH1N1 të derrit rezultojnë negative. Sipas epidemiologeve te ISHP-se ndonëse nuk ka qenë rasti i parë i dyshuar për gripin e derrave në Shqipëri, pacienti 57 vjecar konsiderohet si më i rëndi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Nderkohë shefi i spitalit Infektiv te QSUT konfirmoi se funksionari i ministrise se Jashtme ka lene reanimacionin qe mbremjen e se merkurës dhe gjendet i shtruar në pavion ku po i nenshtrohet kurimit per infeksionin bakterial me antibiotike te forte.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›