E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi per Elbasanin: PD e Berishes, ne epersi historike

Sipas anketimit me marzhin më të ulët të gabimit, Partia Demokratike gëzon në qarkun e Elbasanit një mbështetje që shkon në nivelin e 50 përqindëshit, çka do të përkthehej në 8 mandate parlamentare, ndërkohë që opozita e Edvinit dhe e Valentina Leskajt rrezikon të shndërrohet në një formacion politik të parëndësishëm


Sondazhi i dytë i zhvilluar në rang qarku e qendrës humanistike “Gani Bobi”, Partia Demokratike fiton bindshëm edhe në qarkun e Elbasanit. Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve me 49.1 % të votave në Qarkun e Elbasanit, ndërkohë që Partia Socialiste po humbet terren të vazhdueshëm, drejt humbjes së thellë, duke u renditur 8 pikë më poshtë. Sipas sondazhit të publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime humanistike, Gani Bobi, mbi 49.1 % e 1600 të anketuarve shprehin votën e tyre në favor të Partisë Demokratike, kundrejt 41.6 % që shprehin mbështetjen për Partinë Socialiste. Ndërkohë, që kalkuluar në mandate deputetësh, Partia Demokratike siguron 7 mandate kundrejt 5 të PS dhe 1 të G99. Sipas të dhënave, vihet re një rritje e ndjeshme e kryesimit të Partisë Demokratike në krahasim me partitë e tjera, sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve. Partia Demokratike vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend edhe në Qarkun e Elbasanit në të cilin përfshihen qyteti i Elbasanit së bashku me komunat, Peqini me komunat dhe Librazhdi së bashku me komunat përkatëse. Ndërkaq, rritja e mbështetjes për Partinë Demokratike në qarkun e Elbasanit rezulton më e lartë se sa në sondazhin e publikuar rreth dy javë më parë për qarkun e Tiranës, ku sërish PD renditej si forca politike me mbështetjen më të madhe të qytetarëve. Në qarkun e Elbasanit në anketë është përfshirë edhe pyetja se sa i suksesshëm ka qenë kryeministri Berisha. Kësaj pyetje mbi 38.5 % e qytetarëve të anketuar i janë përgjigjur pozitivisht duke vlerësuar se Berisha ka qenë kryeministër i suksesshëm, kundrejt 28.2 % që mendojnë se nuk ka qenë i suksesshëm. Qytetarët e qarkut të Elbasanit shprehin një optimizëm në rritje, lidhur me pyetjen se si po shkojnë punët në qarkun e Elbasanit. Sipas përgjigjeve të votuesve 69.1 e tyre mendojnë se punët po shkojnë mirë kundrejt 20% që mendojnë se po shkojnë në drejtim të gabuar. Për sa i takon standardit të jetesës 4 vitet e ardhshme, 71% e të anketuarve shprehen se do të jetë më e mirë, 12. 7 % mendojnë se do të jetë e njëjtë dhe vetëm 5.5 % mendojnë se do të jetë më i ulët. Në qarkun e Elbasanit në raport me zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2007 sipas të dhënave të sondazhit vihet re një rritje e konsiderueshme e mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila është në një nivel të konsiderueshëm pikësh më lart se sa partia që renditet e dyta. Sipas kodit të ri zgjedhor Qarku i Elbasanit përfaqësohet në kuvendin e Shqipërisë me 14 deputetë.


Standardi jetësor pas 4 viteve?


Më i mirë- 71% I njëjtë- 12.7% Më i ulët- 5.5%


Suksesi i kryeministrit Sali Berisha?


I suksesshëm- 38.5% I njëjtë- 31% I Pasuksesshëm- 28.2%


Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel?


PD-38.6% PS- 32.6% G99-3.3% LSI-2.1% PSD-0.7% Poli i Lirisë- 0.4 % PAA-0.4% PR-0.2% PDI-0.1% PDK-0.1%


Vota e deklaruar. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin nesër, për kë do të ishte vota juaj?


PD-49.3% PS-41.6% G99-4.3% LSI-2.7% PSD-0.7% Poli i Lirisë-0.4% PDNJ-0.2% PR-0.2% PDI-0.1% PDK-0.1%


Në mandate deputetësh për qarkun e Elbasanit:


PD-8 deputetë PS- 6 deputetë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›