E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmirësohet siguria në Bagdad

Autoritetet e Irakut kanë shkurtuar orën policore në Bagdad, për të perën herë brenda dy viteve, duke thënë se rregullat e reja kanë mundësuar përmirësimin e sigurisë në kryeqytet.

Raportohet se prej të dielës, ora policore do të zbatohet natën vetëm prej orës 1.00 deri në 4.00.

Vendosja e orës policore në vitin 2007 pasoi kulmin e dhunës sektare në Irak, ku humbën jetën dhjetëra mijë njerëz.

Më herët në Bagdad, dy sulmues vetëvrasës e hodhën veten në erë në hyrje të Zonës së Gjelbër, ku ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare. Të paktën pesë vetë humbën jetën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›