E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somalia kërkon ndihmë për të luftuar piraterinë

Ministri i jashtëm i Somalisë u bëri thirrje fuqive botërore të bëjnë më tepër për të çrrënjosur piraterinë në tokë, e jo të merren vetëm me luftimin e piraterisë në det.

Ministri Mohammed Abdullahi Omar, në nje konference ne Dubai, tha se piratët po fitojnë përkundër përpjekjeve të shteteve te tjera për t`i frenuar operacionet e piratëve në det të hapur.

Ai tha se mungesa e një qeverie efikase somaleze, krahas forcave policore dhe ushtarake, janë pjesa e burimit të piraterisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›