Vrasje me armë në Durrës, nuk dihet identiteti i viktimës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë universitetit në lagjen numër 1 të Durrësit ku një person është vrarë me armë zjarri dhe një tjetër është plagosur. Sipas burimeve nga policia viktima është rreth 18 vjeç por ende nuk është identifikuar ndërkohë që i plagosuri është dërguar menjëherë në spital. Gjithashtu policia e cila ndohet në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes por policia ka nisur hetimet.