Permiresohet situata ne bursa
Indekset europiane regjistrojne rritje, Milano me 2.53%, Parisi me 2.28, Frankfurti me 2. 31 po keshtu edhe Londra me 0.79%. Nderkohe tregjet financiare dhe çmimi ne tregjet aziatike shenuan rritje mengjesin e sotem. Rritja vjen si pasoje e masave te marra nga qeverite ne pjese te ndryshme te botes per te stabilizuar tregun financiar.Gjate fundjaves Hollanda njoftoi se do te fuste nje fond prej 10 miliard eurosh per ING, nje nga 20 bankat me te medha ne bote.