E Diel, 1 Nëntor 2026

Permiresohet situata terhiqet uji nga Shkodra

Qeveria gati projekti per nderhyrje afatgjate ne Shkoder. Berisha Projekte te kushtueshme por do ti realizojme. Shpernguljet do te vazhdojne minimizim pasojave

Qeveria ka gati planin afatgjate te nderhyrjes ne Shkoder per parandalimin e permbytjeve te tjera ne kete zone. Duke i cilesuar si permbytjet nder me te medhate ne historine e viteve te fundit Kryeministri Sali Berisha informoi dje deputetet demokrate se jane zhvilluar operacione ndihme dhe shpetimi teper komplekse sidomos ne zonen e Shkodres dhe Nenshkodres.

Perparesia jone absolute ka qene shpetimi i jetes se njerezve ne zonat e rrezikuara - tha Kryeministri. Sipas tij pasoje e kesaj situate vec reshjeve dhe prurjeve nga Mali i Zi ishin edhe burimet e brendshme te liqenit te Shkodres. Kryeministri u beri thirrje qytetareve te solidarizohen dhe kontribuojne per banoret e prekur nga permbytjet ndersa shtoi se nje page e tij mujore do te jete pjese e fondit te ndihmes qe po mblidhet. Ne kete moment te veshtire per te permbyturit ku dhjetera njerez kane mbetur pa strehe dhe pa te ardhme te sigurt Kryeministri premtoi se krahas nderhyrjes se menjehershme qeveria ka te gatshme projektet per te nisur projektet afatgjata qe do te jene sipas Berishes nder me te kushtueshmet. Z. Berisha beri nje bilanc te te gjithe angazhimit qeveritar ne operacionet me te komplikuara se asnjehere ne ndihme te banoreve te permbytur. Gjate mbledhjes se Grupit Parlamentar te Partise Demokratike Berisha u ndal kryesisht ne situaten ne Shkoder te cilen e konsideroi si epiqendren e permbytjeve per shkak te reshjeve te paprecedenta ku fale operacioneve te evakuimit jane shperngulur me mijera banore por sic tha mbeten te ngujuar ne banesat e tyre dhjetera mijera te tjere.
Perpjekje e jashtezakonshme eshte bere per te ruajtur digen e Torovices te cilen Kryeministri e vleresoi si kercenim madhor me pasoja katastrofike. Po keshtu jane ruajtur depot e ujit si dhe argjinaturat e lumenjve. Operacionet jane fokusuar dhe ne furnizimin e popullates me ushqim furnizim qe garantohet vetem me varka cfare e ka komplikuar se tepermi procesin. Sic tha kryetari i qeverise gjysma e qytetit te Shkodres eshte shnderruar ne nje Venecie te vertete. Sipas Kryeministrit eshte garantuar kudo ndihma shendetesore dhe eshte perballuar me sukses cdo situate emergjence qe ka lindur. Po krahas Shkodres Kryeministri listoi dhe zona te tjera te vendit ku situata paraqitet e veshtire per shkak te permbytjeve cfare ka sjelle shpalljen e gjendjes se emergjences ne te pakten 3 qarqe te vendit Shkoder Lezhe dhe Durres.
Kryeministri perfitoi nga rasti te falenderoje te gjitha strukturat e perfshira ne operacione ne ndihme te popullates se permbytur Forcat e Armatosura Policine e Shtetit vendet anetare te NATO-s dhe biznesmene e kompani private. Gjithashtu Kryeministri garantoi se do te behet gjithcka qe te zvogelohen pasojat e krijuara nga permbytjet. Sipas Berishes operacionet kane qene me komplekse se asnjehere dhe perqendrimi total ka qene evakuimi i qytetareve nga zonat e permbytura. Ky operacion ka bere te mundur qe deri me sot kur po flasim te mos kemi asnje jete te humbur. Ne percaktuam perparesine absolute dhe eshte nderhyre ne qindra raste duke u shpetuar jete qytetaresh - tha Berisha. Kryeministri konstatoi se jane bere perpjekje te jashtezakonshme per te permbajtur ujerat aq sa ka qene e mundur dhe ne menyre te vecante nje kercenim madhor ka perbere diga e Torovices. Eumlshte punuar dhe po punohet dite e nate qe te parandalohet nje vershim me pasoja katastrofale ne kete lugine te ngushte e cila do te percillte ujin ne Lezhe e me tutje. Me nje vetemohim te jashtezakonshem jane mbrojtur stacionet e pompimit dhe depot e ujesjellesve per qytetin e Shkodres por edhe per Durresin - tha Berisha sipas te cilit situata u perballua me sukses. Duke folur per gjendjen e rende ne qarkun e Shkodres Berisha tha se nderhyrjet e menjehershme bene te mundur qe te mos kete asnje jete te humbur. Operacionet kesaj radhe - sipas shefit te qeverise - kane qene me komplekse se asnjehere dhe gjithcka u perqendrua ne evakuimin e banoreve. Do te behet gjithcka per rehabilitimin e zonave te permbytura ndersa kthimi i banoreve ne shtepite e tyre nuk do te jete i shpejte - deklaroi z. Berisha.

Berisha jep pagen mujore per te permbyturit

Duke iu referuar numrave te llogarive te hapura per donacione ne ndihme te zonave te permbytura Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje deputetet e PD-se se do te jape nje page mujore si ndihme per banoret e permbytur. Ai u beri thirrje qytetareve shqiptare te kontribuojne ne kete rast. Nuk do te mund te kete nje evakuim afatshkurter sic do te donim ne te gjithe kete permbytje ballkanike ana me lehtesuese ka qene situata e digave. Qeveria ne bashkepunim me qeverine vendore dhe qytetaret do beje cdo gje per te zvogeluar ne maksimumin e mundshem pasojat e ketyre permbytjeve te medha. Une do te vendos nje rroge timen ne fondin e ketyre qytetareve dhe u bej thirrje qytetareve shqiptare te kontribuojne ne menyrat qe kane mundesi per te lehtesuar gjithnje me shume dhimbjen dhe tronditjen e madhe qe ka krijuar kjo permbytje qytetareve te ketyre zonave - tha Kryeministri Berisha.

Berisha urdher deputeteve Te gjithe ne zonat e permbytura

Moti sot eshte i mire por ditet qe vijne te dhenat jane qe mund te kete serish perkeqesime. Por sipas Kryeministrit Sali Berisha eshte ne detyren e cdo deputeti qe te shfrytezojme cdo minute te ketij moti per te konsoliduar suksesin e operacioneve te qeverise ne te gjithe zonat ne Shkoder Nenshkoder rrethinat dhe ne te gjitha zonat e tjera. Ne kete menyre Berisha urdheroi dje te gjithe deputetet e PD-se qe te shkojne ne zonat perkatese per tu qendruar afer banoreve te permbytur ndersa u kujtoi se nuk duhet ti gezohet ketyre diteve pa shi pasi shirat pritet te rifillojne serish. Berisha permendi se agjencite jane te gjitha te orientuara te perkushtuara drejt ndihmes ndoshta mendoj dhe e gjykoj me vend qe edhe ju sic keni qene gjate gjithe ketyre diteve perparesi absolute te keni keto zona. Une e kuptoj se ne komisione ju presin ligje dhe ato jane shume te rendesishme une e kuptoj se veprimtaria e parlamentit eshte themelore por nga ana tjeter ju jeni te pazevendesueshme per zgjedhesit dhe qytetaret shqiptare prania e deputeti eshte e pazevendesueshme ndaj mendoj se edhe parlamenti mund ta shqyrtoje seancen parlamentare te kesaj jave mbasi ka shume nevoje te jemi ne krye te nje fronti jashtezakonisht kritik dhe delikat. Ne cdo rrethane dhe per cdo gje vendoset por edhe me opoziten mund te shqyrtohet ky moment sepse prania juaj eshte e domosdoshme prane qytetareve tane ne kete fatkeqesi natyrore e cila e perkthyer eshte dhimbje eshte vuajtje per cdo familje qe i ka prekur i eshte mbushur shtepia me uje i ka rrenuar shtepine moti. Ndaj dhe te bejme cdo gje keto dite qe kemi kohen ne favor per nje mobilizim total te te gjitha resurseve burimeve tona per te lehtesuar keto familje - u shpreh z. Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›