Pernaska: Rama të sqarojë praktikat korruptive në qytetin e Tiranës

Partia Demokratike hedh dritë mbi abuzime e mëdha të kryebashkiakut Edvin Rama në aplikimin e standardeve të dy fishta në të njëjtin truall toke dhe në të njëjtën zonë kadastrale. Deputetja Lajla Pernaska i kërkoi sot kryebashkiakut të japë llogari se pse zona rreth hotel Dajtit, çmimi i truallit është vlerësuar me 1500Euro/m2 dhe e miratuar kjo shifër nga bashkia, ndërkohë që trualli përballë, i lulishtes së Taivanit, bashkëpronarit të Ramës, është vlerësuar me 97Euro/m2, duke fshehur kështu një abuzim qindra milionë euro që në vend që të shkonin në buxhetin e shtetit, kanë përfunduar në xhepat e aleancës mafioze. Deklarata e plotë e deputetes Lajla Pernaska:“Si deputete e Qarkut të Tiranës, i bëj një apel kryetarit të bashkisë Z.Rama, të sqarojë aktet dhe praktikat e tij korruptive me trojet në qytetin tonë. është denoncuar tashmë publikisht, abuzimi i rëndë me çmimin e truallit në të dy anët e Bulevardit të madh të kryeqytetit, në njërën anë të të cilit, rreth hotel Dajtit, çmimi i truallit është vlerësuar me 1500Euro/m2 dhe e miratuar kjo shifër nga bashkia, ndërkohë që trualli përballë, i lulishtes së Taivanit, bashkëpronarit të Ramës, është vlerësuar me 97Euro/m2.Zoti Rama, përse ky standard i dyfishtë në koston e trojeve, në të njëjtin vend, në zemër të Tiranës? Zoti Rama, vlera prej 1403euro /m2, në cilet xhepa ka shkuar, në vend që të shkonte në buxhetin e shtetit, apo në fondin për kompensimin e pronarëve? Zoti Rama përse nuk i përgjigjeni dhe të sqaroni këto abuzime skandalozepara qytetarëve të Tiranës? Ne do të vazhdojmë të zbardhim dhe të kërkojmë çdo sqarim për çdo rastkorrupsioni, apo megakorrupsini mëshiruar tashmë në bashkinë e kryeqytetit, për t’i thënë ndal gllabërimit të trojeve të privatëve, pronarëve, vendalive, trojeve publike, për t’i rikthyer Tiranës dhe qytetarëve të saj, dinjitetin e nëpërkëmbur”....