Opozita vazhdon tjerrjen e akuzave ndaj qeverisë, për të bllokuar procesin e liberalizimit të vizave
është bërë më se e njohur tashmë se opozita shqiptare nuk ka kurrfarë interesi për aspiratat e integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. Edhe dje u faktua e njëjta situatë dhe i njëjti zhvillim, teksa nga selia rozë u raportua një tjetër pseudo reagim politik, Edvin Rama nxjerr në media vasalët dhe hispanikët e tij për të përbaltur procesin e liberalizimi të vizave. Partia Demokratike reagoi ndaj kësaj klike opozitare të Edvin Ramës dhe mercenarëve të tij, që dita- ditës sulmojnë mediatikisht proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E ditur tashmë se Edi Rama me vendimet e tij personale ka shpallur mosnjohjen e institucioneve shtetërore dhe qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, ndjekësit më të afërt të tij, duket se kanë gjetur mëshirimin e shprehjes së tyre anti shqiptare. Kësisoj, një nga eksponentët më të afërt të Edvin Ramës, Ditzi Bushati, hodhi dje silurët e radhës ndaj çdo përpjekje të qeverisë për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Ai u shfaq në media me një protekturë të paprecedentë duke u konfirmuar kështu si një trashëgimtar i nomeklaturës komuniste dhe një brejtës i rëndomtë i çdo aspirate dhe prosperiteti integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian....