Vdes ish- deputeti PS, Topalli mesazh ngushellimi familjes
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë, shprehu ngushëllimet më të sinqerta e më të thella familjes së ish-deputetit Lekë çukaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik. "Humbja e jetës në aksident e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Lekë çukaj, ishte një lajm i hidhur për të gjithë kolegët, dashamirësit, miqtë dhe veçanërisht për familjen e të ndjerit. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme të personit të dashur, fëmijëve, bashkëshortes dhe të afërmeve", përfundon mesazhi i ngushëllimit i kryetares Topalli. Ish-deputeti socialist Lekë çukaj, humbi jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik në aksin rrugor Tiranë- Fushë Krujë, në afërsi të fshatit Nikël. Ai ka qënë deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura.(s.g/BalkanWeb)