E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot nata më e gjatë e vitit, nga nesër Dimër

TIRANE- Cdo 21 dhjetori, solstici dimëror një ngjarje diellore e përvitshme, shënon natën më të gjatë të vitit dhe kohën e fillimit të stinës së dimrit. Kështë vjeshta zyrtarisht na thotë lamtumirë, duke i lënë vendin stinës së dimrit, e cila astronomikisht fillon me solsticin e dimrit që është edhe nata më e gjatë e vitit . Nga kjo date, ditët nisin të zgjaten. Por ndërsa në hemisferën veriore fillon dimri që përfshin muajt dhjetor, janar dhe shkurt , në hemisferën jugore nis stina e verës. Dhe teksa Viti i Ri në hemisferën tonë kremtohet dhe me floke dëbore, në hemisferën jugore njerezit mund ta pijnë shampanjën e 31 dhjetorit edhe në mes të oqeanit ... !!! Stina e vjeshtës hyri në hemisferën tonë të dielën e 23 shtatorit dhe sipas sinoptikanëve ajo zgjati 89 ditë dhe 20 orë. Ndryshimi i orës këtë vjeshtë u bë më 25 tetor, në të dielën e fundit të tetorit kur në orën 03:00 sipas orës shqiptare, akrepat e orës do të shkojnë në 02:00. Si ligj europian ndryshimi i orës në Europë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›