E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparësi e PR-së, të përndjekurit

 

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha dje se përparësi e kësaj force në mandatin e dytë do të jenë të përndjekurit dhe ish pronarët. Duke folur gjatë një takimi në Durrës, ai tha se “Gjatë mandatit të dytë tonit, një rëndësi të madhe do të kenë të përndjekurit politikë, ata të cilët kërkuan lirinë, sakrifikuan lirinë e tyre për lirinë e të gjithë shqiptarëve. PR do të vazhdojë të jetë përfaqësuese e ish pronarëve, dhe në mandatin e dytë, çështja e pronës duhet të zgjidhet përfundimisht, pasi ne i qëndrojmë bindjes sonë të përhershme se zgjidhja e kësaj çështjeje është një element kyç për zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin tonë në BE” – tha Mediu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›