Kartat, debat PS-PD për kompjuterin
Zhduket papritur kompjuteri, nisin polemikat mes institucioneve. Ka qenë pikërisht një nga kompjuterët që kryente procedurat e aplikimit të kartave, si dhe posedonte informacion për shtetasit që kanë aplikuar për kartat e identitetit. Në fillim ishin pesë zyra që u vunë në dispozicion për aplikimin e kartave të identitetit në ambientet e Gjendjes Civile në fier, por tani çuditërisht kanë mbetur vetëm katër. “Largimi i kompjuterit së bashku me pajisjet e tjera ndihmëse është bërë në orë e natës dhe jo ditën. Është absurde që një kompjuter së bashku me pajisjet e tjera të largohen befas nga njëra prej pesë zyrave të aplikimit për karta të identitetit. Tashmë nga pesë operatorë mbeten katër” tha Myzelejen Hoxha, zyrtar i Bashkisë Fier. Sipas tij, kompjuteri ka qenë me defekt dhe është dërguar për t’u rregulluar. Ndërsa skepticizmit të Hoxhës, i është përgjigjur prefekti, i cili ka deklaruar se “arsyeja e vetme është se është dërguar për në vende të tjera aplikimi në komunat e qarkut Fier”. Drejtues të prefekturës hedhin poshtë mundësinë e manipulimit të procesit të pajisjes me kartat e identitetit.