E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përparësia e trajtimit të problemeve të gruas

Dhuna ndaj gruas eshte nje problem universal, por tek ne duhen shfrytezuar pervojat pozitive te vendeve te perparuara e t`i pershtaten natyres se vendit tone. Znj. Jozefina Topalli, duke bere thirrje qe nje problem i tille te trajtohet si çeshtje themelore, prioritare, theksoi se legjislacioni perkates ekziston, por duhet zbatuar. Vokacioni perendimor kerkon qe gruaja te shpalose aftesite, energjite e saj, ne sherbim te ecjes se popullit tone drejt Evropes. Dhuna ndaj grave eshte nje problem i perditshem qe nuk duhet injoruar per asnje çast, aq me teper qe edhe titujt kryesore te disa gazetave paraqesin shpesh raste tronditese te dhunes, te keqtrajtimeve e abuzimeve ndaj grave, ndersa ne faqe te pare japin fotot e dhunuesve e te perdhunuesve kriminele. Por nuk japin rastet e demaskimit apo perpjekjet per denimin publik te tyre si dhe ngritjen e opinionit kunder akteve te tilla barbare. Jane miratuar ligje per mbrojtjen dhe zgjerimin e te drejtave te grave. Edhe pse ka mjaft rendesi, reforma ligjore nuk garantohet dot zbatimi i ligjit. Statistikat jane shqetesuese, megjithate permasat reale te ketij problemi mbeten te fshehura e nuk vleresohen sa duhet. Duhen kururar jo vetem simptomat, por edhe shkaqet. Ne punen time si mjeke pediatre kam hasur jehonen e shfaqjeve te dhunes fizike e verbale dhe, brenda mundesive, jam perpjekur te ndikoj sado pak pozitivisht, duke shfrytezuar dhe krahasimet me shembujt e nje qendrimi shembullor te mjaft burrave per grate dhe per femijet e tyre. Dhuna shprehet me rrahje, fyerje, izolime apo privime ndaj grave, madje nje dhune e tille e burrave shprehet edhe ndaj femijeve, si dhe ndaj te moshuarve.

Nga druajtja, turpi, frika apo kercenimet, rastet e dhunes mbeten shpesh te mbyllura, edhe me mendimin qe te mos prishet familja. Por mund te shfrytezohen te dhenat e gjykates, policise, shendetesise apo sherbimit social per t`i trajtuar ne median e shkruar e vizive personalitetet publike dhe analistet per diskutimin dhe zgjidhjen e ketij problemi shqetesues. Do te thoja qe, krahas grave, te aktivizoheshin sa me shume edhe burrat. Fjala e tyre do te peshonte e do te ndikonte mjaft pozitivisht. Marredheniet midis sekseve mund te permiresohen me rritjen e pergjegjesise se burrave, pasi lufta per te drejtat dhe lirite e gruas, per çlirimin e saj nga vargojte e patriarkalizimit, konservatorizmit e injorances eshte ne radhe te pare nje problem humanist e jo vetem feminist. S`mund te jesh i drejte nese nuk je human. Programet per eleminimin e dhunes ndaj grave duhet te synojne pra edhe ne perfshirjen e burrave per zbatimin e tyre me sukses, duke e trajtuar si problem me rendesi shoqerore e kombetare. Dhuna ne familje nuk eshte çeshtje private. Sa me i forte te jete opinióni shoqeror, aq me te dobet do te ndjehen dhunuesit. Art Solomon thote: "Gruaja eshte themeli mbi te cilin ngrihen kombet, eshte zemra e komunitetit. Po te jete zemra e dobet, edhe njerezit jane te dobet". Hasen ne jete dy qendrime ekstreme : nga nje ane vajzes, gruas, nenes i thuren vargjet me te bukura e me te frymezuara poetike, plot ndjenja e fantazi; nga ana tjeter hasim keqtrajtim, fyerje e poshterim. Jane reminishencat e shoqerise patriarkale qe e konsideronte gruan si prone, apo nenet negative te kanunit ku thuhej se "burri ka tager me e rrahe e me e lidhe gruen e vet, kur te mbrrije me ia perbuze fjalen e urdhnin" qe gjejne strehe tek trute e ndryshkur te disa burrave te sotem, veçanerisht ne zonat rurale.

Qendrimet patriarkale qe e shohin fajin gjithnje te gruaja dhe nuk e zbatojne drejtesine per krimet kunder saj, e viktimizojne ate dy here, duke ia mohuar dinjitetin dhe personalitetin njerezor. Ketu nuk behet fjale per ato gra qe kane deformime te personalitetit, qe vuajne nga depresioni, qe jane egoiste dhe hakmarrese te pandreqshme, madje qe arrijne deri sa te godasin e vrasin burrat tyre. Megjithate edhe rastet e rralla te kryerjes se krimeve nga grate, me se shumti provokohen nga dhuna e meshkujve qe krijojne nje klime ankthi, stresi, depresioni. Dhuna ne familjen-qelize te shoqerise duhet trajtuar si nje çeshtje e mprehte ne kontekstin ekonomik, politik, social e ligjor. Ne familje te tilla me probleme shpesh femijet e te rinjte dallohen nga egoizmi, indiferenca, nga mungesa e deshires per studim e per pune, madje jane me te ekspozuar ndaj alkoolit, droges apo edhe krimit, ndersa vajzat u dorezohen tutoreve qe i shesin, torturojne e masakrojne. Burrat e dhunshem i jepen pijes apo lidhjeve jashtemartesore, ndersa grate ndiejne mosperfillje, panik, turp, perulje fyese e nenvleftesim. Femijet e te rinjte shfaqin probleme sjelljeje e qendrimi ndaj shkolles e shoqerise. Ata behen me te heshtur ose agresive e mund te trashegojne deshiren per dhune ne te ardhmen. Keshtu mahisen plaget e shoqerise. Jo rralle vihet re edhe dhune e vellezerve ndaj motrave, me justifikimin per te parandaluar sjelljet imorale, por duke acaruar situaten ne familje. Ndersa ne shkollat e mesme djemte e forte fizikisht e te paedukuar ngacmojne ose dhunojne vajzat e i detyrojne ato te heshtin. Djemte e tille nuk duhen toleruar; ata mund te jene kontigjent i burrave te dhunshem. Ne universitete jane verejtur raste te pedagogeve qe tentojne te vene dore mbi studentet, sic ka dhe biznesmene qe kerkojne te shfrytezojne studentet e varfra. Me tej ka dhe pronare firmash qe tentojne te perdhunojne punonjeset e tyre.

Trysnia, dhuna mbi femren vijon ne seri: ne familje nga babai apo dhe vellai, ne shkolle nga djemte problematike, me pas ne fakultet e ne punesimin privat. Dhe keshtu gjithe jeten ndaj vajzes apo gruas ekziston rreziku i dhunes psikologjike e fizike. Ne femra te tilla vihet re tronditja shpirterore, konfuzioni mendor, corientimi. Lypset qendrim meshirues apo mbrojtje legjitime e te drejtave te tyre me kurajo? Sigurisht vlen rruga e dyte dhe ndeshkimi i akteve te dhunes, te kryera nga persona shteterore, apo edhe nga ata prívate. Por hedhja ne gjyq nuk garanton sukses, madje shpesh ka rezultuar deshtim. Hetimet ndaj dhunes psikologjike e fizike shkaktojne plage te reja psikologjike e sociale per viktimen. Ne proceset e zgjatura gjyqesore emri dhe hollesite e jetes se saj behen publike nga ndonje media e gatshme, e etur per skandale, duke demtuar rende reputacionin e saj. Dhuna e traumatizon gruan - nënë dhe e pengon ne kryerjen si duhet te rolit te pazevendesueshem ne familje e ne pune. Rezultati: shume gra marrin ilace qetesuese apo dhe droge, kerkojne trajtim psikik e ne raste ekstreme tentojne edhe vetevrasjen, gje te cilen e shmangin vetem per hir te femijeve, kur mendojne se ata mund te marrin rruge te keqe pa to. Sigurimi i shendetit mendor e fizik te grave mbetet detyre e dores se pare per institucionet qeveritare e jo qeveritare, pasi ato mund te garantojne ambjente te shendosha ne familje si dhe mirerritjen e femijeve- brezit te ardhshem te shoqerise. Sakrificat, vetemohimi i tyre imponojne respekt. Levdatat qe u jepen me vone femijeve, vecanerisht vajzave, u takojne kryesisht nenave.

Arsyet e konflikteve ne familje jane edhe diferencat e dukshme ne moshe, ne formim, ne kulture, ne zakone e tradita. Problemi eshte kompleks.por koncepti se gruaja "e mire"eshte ajo qe duron e nenshtrohet pa fjale,eshte jo vetem anakronik, por edhe shtazarak, i padrejte, percmues e mizor. Gruaja qe veteflijohet i takon legjendes (Rozafati), por dhe kanunit (Fisheku ne paje). Prind te prapambetur konservatore qe vajzat i konsiderojne si barre sociale ekonomike, ndersa djemte te preferuar, se u krijojne siguri, ka ende ne vendin tone. Ky eshte tjeter lloj dhune qe ushtrohet ndaj grave qe presin te lindin vajza. Ka edhe prinder qe i detyrojne perdhunuesit te martohen me vajzat e tyre. C’garanci per bashkejetese normale e dinjitoze u japin vajzave te tyre? Meshkujt shpesh i druhen konkurences me vajzat e grate, te cilat dallohen per intuite, mprehtesi, inteligjence, per shpejtesi ne kapjen e problemeve, apo per elokuence. Meqenese burrat zene postet me me rendesi ne pushtet e administrate, ndodh qe te pervetesojne edhe arritjet e grave vartese. Grate, me te diskriminuara jane edhe me te pambrojtura. Ligji per rritjen e pjesemarrjes se gruas ne jeten politike e ne vendimmarrje patjeter do te ndikoje edhe ne dobesimin e diskriminimit te saj, ne ndryshimin e mendesive patriarkale e konservatore, ne vendosjen e ekuilibrave sociale. Sistemi proporcional rajonal i zgjedhjeve parlamentare gjthashtu eshte i favorshem per grate-kandidate per deputete, pasi lejon te vendosen sipas vlerave dhe kontributeve ne parti. Po ashtu nuk kerkon te ndeshen ne arenen e "te forteve". Do te forcohet keshtu roli i gruas, do te zbuten tensionet politike. Do te pakesohet mundesia per trafikim votash e nderrim partish ne parlament, sic veprojne "burrat". Gjithsesi ka nje rritje te ndergjegjesimit per te drejtat e njeriut ne pergjithesi e te vete grave ne vecanti. Vihet re nje perpjekje e dukshme e vajzave dhe grave per te rritur nivelin e tyre arsimor, ne perputhje me kerkesat e kohes. Njohurite e reja e te perditesuara u japin atyre forcé, i bejne te kene me shume besim e respekt per veten dhe te jene me pak te varura nga burrat e me te barabarta me ta. Kjo i ben edhe me te ndergjegjshme per te drejtat e lirite e tyre njerezore, si dhe me te afta ne perballje me konservatorizmin, patriarkalizmin, injorancen e dhunen.

Mjaft gra per vite me radhe ndjehen te paralizuara per shkak te mosshkaterrimit te familjes si dhe rritjes se femijeve me prinder. Por, kur femijet u rriten, ato ndermarrin hapa per te dale nga situata, madje edhe per te prishur marredheniet me abuzuesin. Ne ndihme te tyre duhet te kete linja telefonike pa pagese per ankesat, te kete qendra informacioni e keshillimi, revista, materiale propagandistike, te gjitha keto ne koordinim te OJQ-ve me institucionet shteterore. Kur grate behen me te pavarura dhe mendojne ringritjen, e shohin me sy tjeter edhe vetveten. Ato diskutojne me te afermit ose me gra qe vuajne njelloj, duke e ndare e zvogeluar keshtu dhimbjen. Tashme ato gra ndjehen te shkeputura nga vetmia, izolimi, pra ndjehen qenie njerezore. Nis reagimi ne baze komuniteti si dhe me grupime vetembrojtese grash te dhunuara. Shume pozitiv eshte fakti i rritjes se numrit te femrave qe angazhohen ne administrate, ne arsim, ne institucione shkencore, ne art e kulture. Shtohet etja per arsim e pune intelektuale dhe per t`iu shmangur puneve te renda. Mirepo, megjithese perqindja e femrave qe ndjekin e kryejne studimet universitare, ne krahasim me meshkujt vjen ne rritje, prap numri i grave te punesuara perben rreth 40% te te punesuarve.

Sigurisht qe arsimimi dhe emancipimi i vajzave e grave ndikon e do te ndikoje me teper se gjer me sot ne humanizimin e marredhenieve familjare e ne pakesimin e akteve te dhunes ndaj tyre. Punesimi eshte nje faktor tjeter shume i rendesishem, madje kryesori ne pavaresimin ekonomik dhe ne afirmimin e personalitetit te tyre. Ndersa papunesia eshte ç’integrim per to. Femrat, edhe pse jane te punesuara me teper ne sektorin shteteror qe e parapelqejne, jane te suksesshme edhe ne biznes, ne luften e konkurences. Dhe per kete ka pasur mjaft promovime edhe ne media. Femrat jane me pak te ndikueshme nga virusi i korrupsionit ne krahasim me meshkujt, jane me te ndjeshme ndaj problemeve e shqetesimeve qe lindin, madje shpesh qendrimet e tyre korrekte behen shkas per te luftuar abuzimet. Ne disa firma prívate ka gra ekonomiste qe nuk pranojne te punojne me dy pale dokumente, edhe pse kercenohen te pushohen nga puna.

Grate, edhe pse jane me pak te inkriminuara se burrat ne cdo fushe, edhe pse nga pikepamja intelektuale nuk bien me poshte, ato vihen shume me pak se burrat ne poste drejtuese, madje ndodh qe edhe suksese te tyre tù atribuohen burrave. Vajza e gra, te afta profesionalisht, dinjitoze e me personalitet te spikatur ka mjaft dhe numri i tyre vjen ne rritje. Gjithnje e me teper ato po imponohen me performancen e tyre pozitive. Vëmë re me kenaqesi se ka edhe mjaft burra te emancipuar qe ne cdo faze te jetes familjare; si gjate shtatzanise se gruas, pas lindjes, gjate rritjes dhe edukimit te femijeve, por edhe ne percaktimin e rruges se pavarur te femijeve te rritur, bashkepunojne pa rezerva e pa paragjykime me bashkeshortet e tyre. Kurdohere mirekuptimi ndermjet bashkeshorteve te logjikshem gjendet. Shembuj te tille burrash –qytetare te nderuar e dinjitoze qe respektojne grate e familjet e tyre meritojne respektin e shoqerise. Ata gjejne kohe per pjesemarrje ne veprimtarite politiko-shoqerore, gjithashtu perkrah me bashkeshortet e tyre. Ata jane njerez pa komplekse, jane model i qytetarit aktiv e human. Ne kete menyre mospjesemarrja vetem e njerit ne veprimtarite e ndryshme nuk behet shkak per konflikte familjare, por te dy se bashku marrin pjese ne to dhe kohen e lire e organizojne se bashku me te afermit e miqte ne takime, kafe, shfaqje, ekskursione te bukura etj. Nen shembullin e tyre edukohen femijet qytetare te ardhshem aktive, dinjitoze.

Me optimizem konstatojme se ekuilibri po ndryshon. Gruaja ndjehet me e forte. Aftesite e saj shpirterore e mendore vijne duke u balancuar me elementet mashkullore qyteterues. Te ardhmen duhet ta shohim pozitivisht, edhe pse lufta per te drejtat dhe lirite e vajzave e grave nuk eshte e lehte e afatshkurter.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›