Mubarak: Qan fatin e Geddafit, frikësohet për vete

Kur ka parë fotografinë e Geddafit të vdekur dhe me trup të masakruar nga sulmet e rebelëve, Hosni Mubarak shpërtheu në lot dhe pati një reagim histerik.
Iu desh ndërhyrja e mjekëve të spitalit Ushtarak në Kajro aty ku dhe është shtruar për tu qetësuar.
Ndërkaq ndaj tij janë rritur masat e sigurisë duke evituar që edhe në Kajro dikush të tentojë të vrasë ish-Presidentin e Egjiptit.
Burime nga ky spital kanë rrëfyer reagimin e Mubarak, i rrëzuar nga pushteti shkurtin e kaluar pas një vrulli revoltash që përfshinë vendin.
Ish- Presidenti ndodhet në kryeqytetin egjiptian për të marrë pjesë në proçesin ku ai ndodhet në palën e të pandehurve se ka urdhëruar, sipas akuzës të qëllohet kundër manifestuesve në sheshin Tahrir.
Ndërkaq theksohet se Mubarak është i ruajtur nga forca të shumta ushtarake, në mënyrë që të frenohet që ndonjë egjiptian i frymëzuar nga aktet libiane dhe ti japin fund jetës së ish "Faraonit" të Egjiptit.