E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Të transferohet pushteti sa më shpejt në Jemen

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për transferim të menjëhershëm të pushtetit në Jemen. Kjo thirrje ka ardhur pasi Këshilli i Sigurimit e ka aprovuar të premten, një rezolutë që dënon dhunën në Jemen dhe thërret presidentin, Ali Abdullah Saleh, të tërhiqet nga pushteti.

Departamenti i shtetit tha se komuniteti ndërkombtar ka dërguar “një mesazh unik, të qartë se ka ardhur koha që presidenti Saleh t`i lejojë popullit të Jemenit të jetojnë të lirë nga dhuna dhe pasiguria.”

Rezoluta në Këshillin e Sigurimit, ka kaluar unanimisht, dhe i bënë thirrje Salehit të nënshkruajë një marrëveshje që do të çonte në dorëheqjen e tij dhe në një transferim paqësor të pushtetit.

Kjo rezolutë gjithashtu dënon “fuqimisht” sulmet e qeverisë kundër demonstruesve, që kur protestat kundër regjimit të Salehit kanë shpërthyer në janar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›