E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekje për ulje tensionesh

Një zyrtar i lartë irakian nga radhët e komunitetit shiit, ka udhëtuar drejt Ankarasë për bisedime urgjente me krerët turq.

U njoftua se kryesuesi i Këshillit të Lartë Islamik të Irakut, Amar al-Hakim, do të takohet në Ankara me ministrin e Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, si dhe me kryeministrin Erdogan dhe me presidentin Gul, në synimin tij për të normalizuar marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

Tensionet mes Turqisë dhe Irakut erdhën si pasojë e krizës në Irak, e cila është intensifikuar prej kohës kur qeveria shiite e kryeministrit Nuri al-Maliki lëshoi një fletarrestim ndaj zëvendëspresidentit sunnit të Irakut, të cilin e akuzon për lidhje dhe financim të sulmeve dhe atentateve terroriste në vend. Sunnitët ndërkohë e kanë akuzuar kryeministrin al-Maliki se po përpiqet që ta rrëmbejë sa më shumë pushtet në vend.

Nga frika e shpërthimit të dhunës sektare në Irakun fqinj, Qeveria e Turqisë ka kritikua zëshëm të gjitha lëvizjet e njëanshme të al-Malikit, i cili, nga ana tjetër, ka akuzuar Ankaranë për ndërhyrje në punët e brendshme të Irakut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›