Rrëzohen tri ndërtesa
_308361.jpg)
Ekipet e shpëtimit vazhduan gjatë gjithë ditës me kërkimin e viktimave dhe të mbijetuarave. Ndërkohë që u njoftua se ka shumë të lënduar, ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.
"Janë rrëzuan tri ndërtesa: një 2ndërtesë 20-katëshe, një 10-katëshe dhe një ndërtesë e ulët tre-katër katërshe. Por, dhënia e një numri të saktë të viktimave tani do të ishte vetëm një spekulim”, deklaroi të enjten kryebashkiaku i Rio’s, Eduardo Paes.
Megjithatë, sekretari i qytetit për Shëndetësi,Susa Agiar, pohon se janë lënduar të paktën pesë persona, të cilët aktualisht ndodhen në spital, përderisa shton se në kohën e shembjes, që ndodhi të mërkurën mbrëma rreth orës 20, ndërtesat afariste në pjesën historike të Rio’s “ishin kryesisht të zbrazëta”, njofton agjencia AFP.
Menjëherë pas shembjes së ndërtesave, televizioni brazilian Globo News njoftoi se numri i viktimave – përfshirë këtu të vdekurit dhe të lënduarit – ishte 11, megjithëse gjykuar sipas nivelit të shkatërrimit ky numër sigurisht se do të jetë dukshëm më i madh.
Si shkak të mundshëm të rrënimit, kryebashkiaku Paes përmendi “problemet në konstruksion”.