Cilësia e studentëve, Matura nën mbikëqyrje të vazhdueshme
Qeveria do tё mbajё nёn rishikim standardet e pranimit në arsimin e lartë tё bazuar nё Maturёn Shtetërore, qё tё sigurojё vazhdimësinё e cilësisё sё lartё. Ndonëse Matura ёshtё forcuar gjatё viteve tё fundit, qeveria do tё vazhdojё tё rrisё rigorozitetin dhe gamёn e këtij procesi. Pёr tё hyrё nё universitet, qeveria do tё mbajё nёn rishikim/mbikëqyrje nivelin minimal tё kёrkuar pёr tё kaluar Maturёn, me synimin qё tё rrisё gradualisht standardet e hyrjes nё universitet. Numri i testeve për t’u kaluar, i nevojshëm për të hyrë në programet e ciklit të parë, është rritur nga 3 në 4, ndërkohë që qeveria ka si qëllim që të shtojë edhe gjuhën e huaj të parë, si kërkesë të mëtejshme. Sigurisht, disa universitete mund të dëshirojnë të shtojnë kërkesat minimale të vendosura nga qeveria.
Ndryshimet e prezantuara nё kёtё skemë të re të financimit duhet tё pёrmirёsojnё edukimin qё u ofrohet studentëve. Ёshtё e rёndёsishme pёr tё ardhmen e vendit qё studentёt potencialë tё informohen mё sё miri kur bёjnё zgjedhjet pёr edukimin e lartё. Gjithashtu, po kaq e rёndёsishme është që asnjë student i vetëm (i cili plotëson kriteret e pranimit), të mos privohet nga mundësia për të ndjekur arsimin e lartë.
Hua për të paguar tarifat e studimit
Falë skemës së re të financimit të universiteteve publike dhe private, studentët shqiptarë për herë të parë do të mund të marrin edhe hua studentore për të paguar tarifat e shkollimit. Vlera maksimale e njё huaje studentore nё kёtё skemё ka tё ngjarё tё jetё pёrafёrsisht rreth niveleve maksimale tё tarifave studentore tё pёrcaktuara nga qeveria. Çka do të thotë se ajo do tё mbulojё tarifat shkollore tё studentit pёr kohёzgjatjen e planifikuar tё programit. Shlyerja e huasё do tё fillojё vetёm pasi studenti ka filluar tё fitojё tё ardhura dhe mbase njё vit ose dy pas kёsaj. Në raste tё veçanta, teprica e një huaje mund të hiqet si detyrim, ndërkohë që brenda skemёs, qeveria mund tё japё ndonjë formё subvencionimi dhe/ose garanci. Qeveria ka mandatuar njё konsulent ndërkombëtar qё tё skicojё sistemin e huasё, bazuar nё eksperiencё ndёrkombёtare, kjo punё do tё mbulojё aspektet financiare tё skemёs ashtu si dhe aspektet administrative. Sakaq, studentët që kualifikohen për hua sipas skemës, do të jenë ata të rekrutuar nën kuadrin e “kuotave” të financuara, si për universitetet publike, ashtu dhe për ato private. Skema do të futet gradualisht me huat e vëna në dispozicion vetëm për studentët e ciklit të parë që fillojnë universitetin pas futjes së skemës. Studentëve jo pjesë e kuotave, që paguajnë “koston e plotë”, do t’u nevojitet të vetësigurojnë tarifat e studimeve si për universitetet publike, ashtu dhe private. Bankat mund të jenë të përgatitura t’u japin hua këtyre studentëve, gjithashtu, por kjo nuk do të jetë nën skemën e huave të qeverisë.