Perpjekjet e Edvinit per te fshehur priken e Lindes

Dje jane zhdukur nga burimet e hapura te internetit te gjitha informacionet per projektet qe ojq-ja e Linda Xhillarit ka fituar qe nga 2002-it e deri ne 2010-n nga bashkite socialiste te Tiranes Durresit Elbasanit e Gjirokastres. Fondet shteterore po tentohen te kthehen si prike tek kryetari i opozites prandaj institucioni i akuzes ka detyrimin te zbardhe pasurine e kandidates per zonje te pare te opozites si dhe lidhjen e ketyre financave me pushtetin vendor qe qeveriset nga veglat e Edi Rames
Te gjitha informacionet per Linda ex-xhillari Bashen jane zhdukur papritur nga nje ndermarrje lustracioni e cila eshte investuar te kujdeset per figuren e prikes se re te Edi Rames. Eumlshte bere shume e veshtire puna e gazetarit te sotem te gjeje informacione te posacme d.m.th pertej atyre te dhenave te qepura bukur nga zyrat e shtypit socialist e qe u jepen medieve homologe per Linda Bashen. Ne keto medie mike te se Majtes jeteshkrimi i Lindita Bashes nis me shkollen e larte. Kurse per shkollen e Mesme a 8-vjecare asgje edhe pse ka shume gjera qe duhen thene. Per te kaluaren e saj ne Shkollen e Mesme Teknologjike duhet shume fonde financiare dhe 4 muaj kohe per te hapur arkat metalike te Arkivit te Shtetit sepse kemi indicie paraprake e konfidenciale se zonja Linda ka qene ish-Sekretare Rinie cka eshte nje arsye me shume per kuptuar se perse nje vajze te varfer tiranase iu dha me pas mundesia per te bere masterin ne Ceki. Vetem AQSH ka dokumente per njerezit qe dergoheshin jashte per tu shkolluar. Megjithate per te verifikuar keto indicie duhet hapur fondi i strukturave te Partise Komuniste ne Arkivin Qendror per te pare listen e sekretareve te rinise se shkollave ne Tirane. Jo se Linda Basha ka ndonje gje per tu frikesuar vecse eshte pak e pakuptueshme se perse sthuhet asgje per te kaluaren e saj.
Kaq per te kaluaren para 1990.
Ne regjimin demokratik per Zonjen Basha kemi disa fije drite. Ka punuar ne Administraten publike duke bere karriere deri ne krye te Agjencise se Privatizimeve. Dhe nje bilbil thote se ka qene keshilltare e nje ish-ministri socialist qe me perpara paskesh qene kryeminister. Me 1999 Linda Xhillari del nga sistemi shteteror dhe lidhet ne pune me Ylli Cabirin duke ndertuar nje OJQ Qendren e Zhvillimit Njerezor. Te dy tok punojne shume gjate qeverisjes socialiste duke pasur shume projekte e disa kontrata. Mirepo si pa kuptuar kontratat e meparshme ku gjendesh firma e onjes Xhillari e qe nuk jane pak jane perpire nga dheu. E ndofta tash ruhen ne ndonje senduk te kycur e te transportuar kushedi se ku. Deri pak kohe me pare Znj. Linda Xhilllari ishte thuajse bashkepronare e OJQ-se Qendra per Nxitjen e Zhvillimit Njerezor ne te cilen regjistron disa projekte te rendesishme fitimprurese qe prej vitit 2002 me disa bashki socialiste si Tirana Durresi Elbasani dhe Gjirokastra. Keto projekte te perbashketa ndonjehere edhe me Organizata nderkombetare kane fonde te majme miliona dollare. Partneri ne pune i Znj. Xhillari ne te kaluaren paraqitet si shqiptaro-amerikani Ylli Cabiri me te cilin Linda ka ndare djersen ne raportet e shumta per Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit.
Produkti i kesaj OJQ-je eshte i pamatshem per vete faktin se Qendra e Zhvillimit Njerezor ka zhvilluar deri me sot vetem fjale fjale dhe vetem fjale.
Mirepo jane keto fjale qe shqetesojne Partnerin e ri te Lindita Xhillarit saqe ka dhene urdher te shkaterrohen te gjitha provat e kontratave apo lidhjeve disavjecare te Qendres me bashkite socialiste. Edhe gjurmet e pakta on-line jane sekuestruar nga magjistare te internetit te cilet jane te afte te kriptojne informacionet qe ishin publike e qe sot eshte e pamundur te mesohen. Ne kete operacion lustracioni kane rene pre shume ditare on-line forume e faqe lajmesh te ndryshme. Me siguri Edi Rama apo Linda Xhillari kane pasur frike nga keto materiale apo lidhje emrash kontratash a bashkepunimesh ndoshta ngaqe pjese te tyre mund te ishin tejet kompromentuese.
Fshirja e gjurmeve me te medha eshte bere para se lajmi i Dasmes te percillej ne nje media mike. Me pas kane kuptuar se ka edhe me informacione qe mund te cifloste portretin e zellshem te nuses se re. Prandaj kane vendosur te punesojne specialiste informatike te zhdukin gjurme kudo qe gjendeshin ne sajte. Dhe kete e kane bere me nje perpikmeri saqe te lind dyshimi nese keta specialiste ishin shqiptare apo ballkanas. Nese ju kujtohet pak kohe me pare kishim nje sulm kibernetik ndaj faqes se kryeministrit dhe Ministrit te Financave nga servera me IP ne Beograd. Hakersat kishin sulmuar pas lajmeve se Gjykata Nderkombetare do te jepte nje vendim pro-pozitiv per Kosove.
Gjithsesi nuk po themi se keta specialiste te informatikes jane te huaj pasi edhe ne Shqiperi ka mjaft prej tyre. Mjafton te mbash mend grupin prej 19 personave te arrestuar nga policia per krime kibernetike me marrjen e kodeve te kartave te kreditit. Sido qe te jete kombesia e ketyre specialisteve ajo qe na intereson eshte se kush i ka punesuar per te bere lustracija te figures se Lindita Xhillarit. Kujt i intereson te fshehe gjurmet e se kaluares se kesaj zonje te nderuar qe shume shpejt do te jete nusja e kreu te opozites Edi Rama.
Supozimet per ata qe kane paguar per kete pune specialistesh jane te teperta pasi teorema do te ishte shume e gjalle dhe me fije te nderlikuara. Fakti mbetet se ka nje perpjekje per te fshehur priken me te cilen Linda Xhillari arrin bashkimin ne kurore me Edvin Ramen por para se gjithash mban krejt te fshehte burimet financiare si dhe lidhjet e kesaj prike me financat e bashkise se Tiranes si dhe te bashkive te tjera te medha te PS-se Durresit Elbasanit e Gjirokastres.