E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekjet e neronëve të Elbasanit për të përfituar nga Djegia e Teatrit “Skampa”

11-08-2011 / Nga Qazo Flaka

Askush nuk e di se ç’mori në të vërtetë zjarri i tmerrshëm që ra në Teatrin “Skampa” para disa ditësh. Përveç dëmit të pallogaritshëm material dhe moral që shkaktoi zjarri i këtij muaji, janë tretuar e kanë humbur edhe infrastruktura e lëvizshme që shërbente për të vënë në skenë shfaqjen e ndryshme. Janë dhjetëra kostume popullore të përfshira nga premierat e vëna në skenë, të bëra shkrumb nga flakët që nuk dihet sa ishin brenda e sa ishin jashtë zjarrit. Në pamjen e trishtë që të jep skena e djegur e “Skampës”, salla e mbaruar dhe tavani që tashmë është qiell, pritet të dilet me ndonjë ide tjetër sesi do bëhet kjo punë. Natyrisht opinioni do çuditet kur të mësojë se shuma e sigurimit nga zjarri është krejt e pamjaftueshme për të ndërtuar një teatër të ri, ose së paku të përafërt me atë që ishte më parë.
Por një pyetje tjetër është se cilët persona kanë qenë nga personeli i teatrit në punë ato momente, le të themi “turni i dytë”. Bashkia ka harruar çdo përgjegjësi dhe më shumë ka dalë si komentatore e situatës së krijuar në qytet.
Tashmë administratori i Teatrit “Skampa” në Elbasan, kryetari i bashkisë së qytetit, z.Qazim Sejdini, pas përligjjes së dremitjes e administratës së tij në drejtim të marrjes së masave kundër zjarrit dhe propozimeve për krijimin e organizmave paralele, i është rikthyer “dremitjes” së vet.
Është e çuditshme se si ka mundësi që në të njëjtën kohë që kryetari i PS-së kërkon ndryshime kushtetuese, edhe kryetari i qytetit, kërkon riorganizim të të drejtave të pushtetit vendor duke pasur zjarrfikës më vete, që nënkupton edhe gjykatë për bashkinë më vete, prokurori autonome, libra arsimi ndryshëm nga tekstet në mbarë vendin, etj.
Pritet që për teatrin të bjerë një heshtje që i çon gjërat drejt degradimit të skajshëm. Një heshtje që do vrasë shumë, por në fund do t’i çojë gjërat drejt një zgjidhje që është pritur me shumë dëshirë nga ata që u gëzuan teksa panë një teatër të binte në tokë nga papërgjegjshmëria njerëzore, nga e njëjta papërgjegjshmëri që shkatërroi shtëpitë e vjetra tradicionale të qytetit për t’ia falur betonit dhe interesave të vogla klienteliste, provinciale e demode.
Ndoshta z.Sejdini i harroi brenda të njëjtës ditë ato gjëra që tha nëpër media, tek të cilat, më shumë foli si godoleshas që zbret në treg për të shitur e sheh një zjarr, sesa si kryetar bashkie.
Tashmë opinioni vendas pret të dijë sesi do ndërtohet teatri, si do ta blejë bashkia truallin e tij, pasi askujt nuk i thuhet se ai ka pronarë dhe se kemi të bëjmë me një ndërtim nga e para.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›