E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekjet e strucit Rama, për t’iu vjedhur humbjes

19-07-2011 / Nga Luan Myftiu

Na u duk se i kishim harruar fshehjet e dështimeve prej strucit Enver Hoxha. Ndoshta, meqë demokracía ka dëbuar frikën, mendonim se njerëzit nuk kishin arsye të fshiheshin prapa gishtit. As të binin në kundërshtim me realitetin, me veten. As të ishin të çuditshëm, të bënin akrobaci arsyetimesh, të shfaqeshin të pabesueshëm. Prandaj të gjithëve iu dukën të çuditshme alibitë e Ramës. Sidomos kur ky doli një mbrëmje açík në ekran të vërtetonte se e zeza ishte e bardhë, se dielli nuk lind nga Dajti dhe se humbja e tij qe thjesht një fitore spektakolare. Dhe, kur të gjithë prisnin që lideri i socialistëve t’i uronte kundërshtarit fitoren, ky deklaroi pa turp veten fitues. Dhe e prezantoi fitoren e tij të ngushtë si triumfin kundër një industrie gjigande manipulimesh të frikshme. Madje si një fitore ndaj një ushtrie të panumërt votuesish, mbështetur nga miliarda lekë të harxhuara për t’i rrëmbyer “balozit” bashkinë në tavolinë. Por, meqë auto-lëvdata e tij qe groteske, telespektatorët vunë buzën në gaz. Vetëm ithtarët e tij qëndruan seriozë duke shpresuar se kjo do të qe një hyrje befasuese. Por jo! Edi Rama vijoi të gënjente se fitorja iu grabit me prishje të rregullave në mes të lojës, ndonëse KQZ-ja nuk shpalli asnjë rezultat pa u numëruar çdo votë e sovranit. Ndërkohë njerëzve nisën t’u kujtoheshin ulërímat e tij për shenjtërinë e çdo vote, prandaj mbetën gojëhapur tek dëgjuan klithmat e Ramës për pavlefshmërí të votave, hedhur gabimisht në kutínë jopërkatëse. Të gjithë u shtangën edhe nga fakti që kishte qenë po ky E.Ramë, që kish bllokuar reformat për hapjen e kutive, i cili po klithte taní kundër hapjes së tyre. Prandaj njerëzit po prisnin ta quante të shenjtë çdo votë, pavarësisht kutisë ku ndodhej, panë një ideator që po çmonte si të shenjta, jo votat, por kutitë e votimit. Kështu, nga ithtar i vullnetit të sovranit, Rama u bë befas avokat i çdo kutie. Kurse si burrë shteti që lypset të respektojë institucionet, rrethoi KQZ-në me lukuní militantësh. Madje, duke  detyruar dhe  deputetët e vet të “fluturonin” mbi kokat e policëve mbrojtës. Kurse, meqë u akuzua nga të vetët si humbës i përjetshëm, u vetëdeklarua me solemnitet si fitues i gjithë Shqipërísë. Dhe i ra gjoksit me grusht, kur përmendi sidomos fitoren e kryeqytetit, me dhjetë vota tepër. Kurse shpalljen e humbësit fitues e shpalli si skandalin zgjedhor më të madh të kohërave. Por, meqë i mungonin argumentet, shpifi kundër anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor sikur kishin marrë nga 40 mijë euro ryshfet. Ndërsa, si struc i fshehjes së kokës në rërë, i mbrojti allishverishet e dokumentuara me pyetjen retorike se gjërat e vjedhura nuk dorëzohen me proces-verbal. Kurse servilët e tij, që kishin nisur të flisnin çapraz, i justifikoi si viktima të një dëshpërími, pasojë e asaj vjedhjes imagjinare apokaliptike. Ndërkohë që për “rebelët” brenda PS-së sajoi “trukun” tallës të vetëlargimit të tyre nga partia. Por artin e shuarjes së akuzës për tundjen e gishtit ndaj ndërkombëtarëve e tregoi duke i ngritur ata me lëvdata në kupë të qiellit. Megjithatë, edhe  duke u mburrur për humbjen dhe, duke u krekosur për mosdaljen e tij të parakohshme në pension politik, Rama prapë u duk sikur kërkoi një lloj mëshire. Sepse, njëlloj si çdo diktator që, kur i vjen fundi, merr pozat e një viktime, Rama pranoi se kishte gabuar. Megjithatë, si dishepull i “qoftëlargut”, përsërí nuk harroi të kërciste dhëmbët duke mekur zërin si ajo dhelpra e rënë në çark. Dhe, që të mos humbasë postin e “çelësave të kashtës”, që i ka mbetur, pranoi me gjysmë zërí se do të bënte ndryshime në program e në platformë sjelljeje. Mirëpo, sa më shumë u përpoq të fshihte gabimet që e shpunë në humbje, aq më tepër i revoltoi të vetët, duke u hequr kështu dhe atë shpresën e fundit se mund të vijnë një ditë në pushtet. Por bindi dhe më tepër ndërkombëtarët pse nuk krijohet në Shqipërí konsensusi i nevojshëm. Duke u fshehur si struci, Rama e izoloi edhe  më shumë veten, ashtu siç po e rrudh më tepër partinë. Se, duke kërkuar të bëhet me çdo kusht gjigand, Rama po shndërrohet në liliput politik. Se, si “misionar”, po u vë kushte ndërkombëtarëve, njëlloj si dikur Enver megalomani, që për të marrë gjoja pjesë në të, i kërkonte NATO-s të plotësonte 4O kërkesat e tij, midis të tjerash, heqjen dorë nga të drejtat e njeriut, ekonomia e lirë e tregut, nga çarmatosja dhe pluralizmi, e tj. Kurse Rama, si më i rafinuar, i lidh kushtet e tij me idealet demokratike të civilizimit. Ai shtiret sikur pranon të hyjë në dialog me mazhorancën, nëse kjo deklaron haptas se ka i vjedhur votat për bashkinë, se ka vendosur diktaturën orientale dhe se gjoja po kërkon ta përdorë si fasadë opozitën në parlament. Kur kjo e fundit, për interesat madhore të vendit, jo vetëm po e fton çdo ditë për bashkëpunim, por po i bën lëshime që kjo opozítë nuk i meriton. Megjithatë, Rama nuk guxon të thotë sheshit se nuk do mirëkuptim, se nuk pranon dialog, as miratim reformash madhore, si p.sh. pavarësí të Drejtësísë, etj. Rama, pra, po shfaqet si një “apostull” i madh i shenjtërimit të parimeve të demokracisë, kur s’është veçse një enverist i vockël, që tenton të shartojë luftën e klasave me komprometimin e institucioneve nëpërmjet korrupsionit. Një lloj despoti që kërkon kapjen e shtetit me anë të të inkriminuarve të diktaturës. Një burrec, që synon liberalizimin e partisë nëpërmjet lartësímit të servilëve dhe përjashtimit të personave me kontribute. Një properëndimor hipokrit që pengon integrimin duke akuzuar mazhorancën e duke u shtirë si viktimë e hajdutëve, që po konsolidojnë demokracínë dhe po zhvillojnë  një popull, të masakruar nga etërit mizorë të sistemit të djeshëm të “dajakut”!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›