E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, 5 të plagosur

ELBASAN Një aksident me pasojë plagosjen e pesë shtetasve ka ndodhur mesditën e djeshme, në aksin rrugor ElbasanLibrazhd, në vendin e quajtur Ish-Divizioni. Një mjet tip fuoristradë, me targë TR 5421 T, drejtuar nga shtetasi Marjus Piterzani, 46 vjeç, me banim në Holandë, është përplasur me një mjet tip kamionçinë me targë LB 1765 A, me drejtues shtetasin Mentor Belba, 46 vjeç. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe shtetasit Ramazan Aksharai, i cili ndodhej në mjetin tip fuoristradë, edhe ky me banim në Holandë, 47 vjeç, Durim Hasani, 40 vjeç, si edhe Emion Mekshi, 21 vjeç, që të dy me banim në Librazhd. Mësohet se më rëndë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip kamionçinë. Paraprakisht, policia, e ndodhur në vendin e ngjarjes, konkludon se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe kalimi i gabuar i fuoristradës.          m.s

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›