E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset një 23-vjeçar tek Liqeni Artificial, autori dyshohet si maniak

TIRANË- Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të dielës në kryeqytet. Sipas burimeve të Policisë së Tiranës ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial, ndërsa i plagosuri është 23-vjeçari Arbër Kosuni.

Mësohet se i riu është qëlluar me armë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak.

Sipas policisë, ai është plagosur pas një sherri me një 25-vjeçar ende të paidentifikuar. Po sipas të njejtave burime, personi që e ka palgosur dyshohet të jetë një maniak.

23-vjeçari Kosuni ndodhej me të dashurën në zonën e Liqenit, ndërsa maniaku ka dashur t’i përgjojë dy të rinjtë. Më pas mes tyre mësohet se ka pasur një sherr, nga i cili 23- vjeçari Kosuni ka mbetur i plagosur me pistoletë.

Policia ndërkohë ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›