E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, incident në tubimin e AK, policia shoqëron disa organizatorë

SHKODËR- Incident gjatë takimit të Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Shkodrës. Mësohet se kjo forcë politike ka organizuar një koncert pas takimit që kreu i AK, Kreshnik Spahiu zhvilloi me simpatizantët e tij.

Mësohet se policia e qytetit verior ka shoqëruar në komisariat organizatorët e këtij koncerti me pretendimin se nuk kanë leje për ta zhvilluar.

Sipas burimeve të "News 24" në këtë qytet, mësohet se është shoqëruar në polici sekretari organizativ i AK, Redi Ramaj si dhe dy aktivistë të AK.

Më herët gjatë tubimit, Lideri i AK, Spahiu ka deklaruar se, ‘politikanët shqiptarë janë pengje të krimit.

Ai ka ftuar qytetarët e Shkodrës të jenë pjesë e protestës më 1 Maj në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa tha se deri më 23 qershor, kjo forcë, do të organizojë protesta për të larguar mafien politike. “AK është alternativa e vetme jashtë PD dhe PS”, ka thënë ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›