E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen 2 makina në Elbasan-Peqin, dy të vdekur

Gazeta Shqip

Dy persona kanë humbur jetën gjatë një aksidenti të rëndë të shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime të policisë lokale informojnë se një kamion me targa TE 644 që drejtohej nga shtetasi tetovar Jasim Avdyli, është përplasur me një Golf me targa të huaja FRTG 809 që drejtohej nga 55-vjeçari Qemal Zhguni. Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi mjetit Golf si dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, Bardhyl Lunguni, 55 vjeç.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk kanë mundur të mbijetojnë si pasojë e plagëve të marra dhe kanë ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit.
Policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka nisur hetimet për të mundësuar zbardhjen e shkakut të aksidentit me pasojë dy të vdekur, ndërkohë që ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e kamionit, shtetasin Jasim Abdyli, për të dhënë shpjegime për rrethanat e këtij aksidenti.
13 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Përplasen 2 makina në Elbasan-Peqin, dy të vdekur burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›