Skrapi pranga kreut te ish- azotikut

Drejtori i azotikut në iFer dhe 3 vartësit e tij janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim të detyrës. Policia lokale bëri të ditur se në kuadër të operacionit të koduar ''Skrapi'' u arrestuan, Ferdinand Doksani 47 vjeç me detyrë drejtor i Azotikut, Julian Hoxha 26 vjeç jurist në Uzinën e Plehrave Azotike, Sotiraq Llazi 57 vjeç magazinier, Ali Liçaj 62 vjeç përgjegjës i rojeve . Policia e Fierit bën të ditur se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases Adelina Daka, 47 vjeçe ekonomiste financiare. Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të vidhnin një sasi materiali për skrap nga magazinat e azotikut. Sipas policisë sasia e hekurit që do të shitej për skrap dhe kap vlerën e 11 milion lekëve. Ish-uzina e plehrave kimike ose siç quhet ndryshe Azotiku në Fier, është mbyllur që pas viteve 90.