Tentuan të vrisnin bashkëfshatarin, prangosen tre persona

Policia e Lushnjes ka arrestuar tre persona të cilët kanë tentuar të vrasin bashkëfshatarin e tyre. Sipas policisë arrestimi i tre personave nga fshati Imsht i rrethit të Lushnjes u krye në orën 18.30 të së martës.
38-vjeçari Genci Isuf Kapedani; 37-vjeçari Altin Todi Furrxhiu dhe vëllai i tij 29-vjeçari Valmir Todi Furrxhiu, që të tre banues në fshatin Imsht u prangosën pasi tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasin Ibrahim B. 18 vjeç, banor i këtij fshati.
Sipas policisë, tre të arrestuarit të mesnatën e të hënës qëlluan në mes të fshatit shtetasin tjetër, pa mundur ta vrasin.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa bën me dije se njëri nga të arrestuarit, Genci Kapedani, pas ngjarjes, fshehu dy gëzhoja arme zjarri pistoletë që gjendeshin në vendngjarje, duke i hedhur në kanalin kullues, që kalon pranë vendit ku ndodhi ngjarja.