Kosova do mund të eksportojë në vendet e BE pa doganë
PRISHTINË- Kosova mund të eksportojë mallrat e saj në cdo vend të Europës. Ky vendim vjen pas kthimit të masave tregtare autonome të cilat një vit më parë ishin pezulluar.
Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno deklaroi se ky rikthim u siguron eksportuesve nga Kosova veprime të pavarura nga dogana në tregun e BE-së.
“Ky është vendim i rëndësishëm për bizneset kosovare, të cilat eksportojnë në BE. Ripërtëritja e preferencave tregtare do t’ju mundësojë bizneseve një qasje shumë më të lehtë në tregjet e BE-së dhe pritet që të çojnë përpara eksportin e Kosovës në BE”,- Sinno.
Masat tregtare autonome aplikohen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurojnë qasje të liruar nga dogana në tregun e BE-së për pothuajse të gjitha mallrat me origjinë nga rajoni, raporton Kosovapress.
Synim kryesor i preferencave tregtare, të cilat janë vendosur për të gjitha shtetet që janë pjesë e procesit të Stabilizim-Asocimit, është që përmes një qasjeje të privilegjuar në tregun e BE-së të rigjallërohet ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Këto preferenca tregtare i ishin dhënë edhe Kosovës në të kaluarën, mirëpo regjimi përfundoi më 31 dhjetor 2010.
Në vitin 2000, Bashkimi Evropian për herë të parë krijoi një qasje të veçantë të liruar nga dogana në tregun e BE-së për pothuajse të gjitha mallrat, pa sasi të kufizuar, me origjinë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova), përmes Rregullores (KE) nr. 2007/2000.
(el.me/BalkanWeb)