E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, nisin punimet e samitit të liderëve evropianë mbi krizën

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së duhet të miratojnë një pakt për rritjen ekonomike prej 120 miliardë eurosh dhe të hedhin bazat e një unioni të përforcuar, veçanërisht në planin bankar, por gjithashtu të gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për të frenuar rritjen e taksave, që po ushtrojnë presion mbi Spanjën dhe Italinë.

Presidenti evropian, Herman Van Rumpuy, pranoi se liderët e bllokut ishin të shqetësuar për të tashmen dhe në ankth për të ardhmen duke theksuar se ata do të miratojnë masa shtrënguese për rritjen ekonomike dhe punësimin.

Gjithashtu, takimin e nivelit të lartë do të vendoset nëse Italia apo Spanja do të përfitojnë nga ndihmat ekonomike që po lëvrohen për vendet e prekura nga kriza.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-28 21:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›