Zyhdi Dajti: Pashë Agim Llupon të qëllonte më 21 janar

Zydi Dajti, dje gjatë dëshmisë
Avokatët kundër dëshmisë së ish-zyrtarit të Bashkisë.
Ish-kreu i Policisë Bashkiake, dëshmi kontradiktore në Gjykatë për ngjarjen.
Zyhdi Dajti, ish-kreu i Policisë Bashkiake të kryeqytetit, një nga personat kyç në ngjarjen e 21 janarit, rrëfeu dje në Gjykatën e Tiranës përpjekjet e tij për të qetësuar turmën e tërbuar para portës së Kryeministrisë.
Ai pranoi se ka pasur rol në demonstratën e 21 janarit 2011, ashtu siç është filmuar edhe nga kamerat e mediave teksa qëndronte para portës së Kryeministrisë. I thirrur si dëshmitar i Prokurorisë në procesin në ngarkim të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, oficerit Agim Llupo e shoferit Margarit Kume, Dajti u shpreh se kishte ndihmuar policinë në zmbrapsjen e turmës.
DESHMIA NE GJYKATE
Prokurori: Rrëfeni rrethanat në të cilat u gjendët më 21 janar 2011. Çfarë ndodhi? Çfarë patë?
Dajti: Isha drejtor i Policisë Bashkiake dhe me përvojë shumëvjeçare me forcat e Gardës. Pas sinjalizimeve për demonstratë të dhunshme morëm masat për të mbrojtur pronën e qytetarëve në pjesën e Tajvanit, Bllokut dhe pjesë të tjera që ishin shumë të rëndësishme me aktivitete private. Unë kam qenë komandant i forcave speciale të Gardës për 25 vjet dhe për të siguruar mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë. Mora shkas dhe nga viti 1998, ku shumë subjekte u plaçkitën dhe u dogjën, pasi unë u lirova nga Garda në vitin 2006 për mosplotësim të gradës dhe dola në asistencë. Duke parë në këtë këndvështrim dhe për detyrën e drejtorit të Policisë Bashkiake Tiranë, mendova tu vija në ndihmë subjekteve, që të mos cenoheshin nga qytetarët. Kur filloi tubimi, që qytetarët po vinin nga drejtimi i ministrive, unë isha te Vëllezërit Frashëri duke mbajtur kontakt me vartësit. Me të dëgjuar krismat dhe makinat ujëhedhëse, unë u afrova të shihja. Duke parë rëndësinë e subjektit dhe proporcionalizmin e ushtarëve të Gardës, konstatova se po gjuhej me fishekë luftarakë. Arsyeja ishte rënia e degëve të pemëve në tokë. U afrova te porta. Mora kontakt me drejtorin e Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, zv.drejtorin Gjergji Jorgo dhe Muhamet Rrumbullakun, që më kërkuan të bashkëpunoja me të gjitha mënyrat për të penguar lëvizjen e qytetarëve në drejtim të objektit. Në këtë moment tërhiqja çdo njeri që të krijonim një mundësi tu bënim thirrje qytetarëve që të largoheshin nga kangjellat. Së bashku edhe me deputetet Besnik Bare dhe Artur Çuka, që bashkëvepruan edhe me policinë.
Duke parë mënyrën e bashkëveprimit te këta deputetë, u munduam që ti largojmë të gjithë qytetarët nga gardhi ku unë vetëm kam qëndruar mes policisë së rendit. Duke parë që porta ishte e hapur, kalova në hyrje. Aty vazhdova duke kapur qytetarët për ti larguar nga porta. Duke i kthyer kurrizin objektit të rëndësisë së veçantë dhe me çmundesha ti largoja personat nga hyrja kryesore. Momenti që unë kam vlerësuar si vërtet kritik ishte kur gjuhej me armë nga të gjitha anët. Largova një djalë rreth 16-17 vjeç duke u kthyer 360 gradë, e nxora para vetes. Kur e largova, në një distancë rreth tre metra në të djathtën time, pashë një qytetar të shtrirë. Iu afrova dhe pashë që personi bëri një lëvizje të dorës së majtë, pastaj ktheu kokën në të djathtë. Mendova se u rrëzua dhe i shkova në ndihmë. Kërkova ndihmë nga disa njerëz aty pranë sepse kuptova që ai kishte vdekur. Erdhën disa persona, e morën dhe e çuan në spital.
Prokurori: Gjatë kohës që ju po kryenit këto veprime, e keni vënë re se si ishte porta?
Dajti: Porta ishte e hapur kur unë po flisja me eprorët e Policisë së Shtetit. Po u bëja thirrje qytetarëve të mos gjuanin me gurë. Unë u largova njëherë nga tymi.
Prokurori: Ka pasur gardistë?
Dajti: Brenda portës kishte vetëm gardistë.
Prokurori: Po jashtë?
Dajti: Jashtë porte jo.
Prokurori: Çfarë bënin protestuesit në ato momente?
Dajti: Protestuesit gjuanin me gurë, shanin, bërtisnin. Unë i largova 5 metra larg nga dera.
Prokurori: Përveç personave që ishin aktivë, persona të tjerë kishte aty?
Dajti: Shumë.
Prokurori: Kur konstatuat ju që nisën qitjet?
Dajti: Orën se kujtoj. Kur jam afruar te hyrja kam konstatuar se po qëllohej.
Prokurori: E keni parë drejtimin e qitjes?
Dajti: Drejtimin nuk e kam parë, pasi isha me kurriz herë-herë. Kishte drejtime të ndryshme, në drejtim vertikal, nga lart poshtë.
Prokurori: Si ishin vendosur gardistët?
Dajti: Duke pasur përvojë për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë dhe për situatën, unë dhe kolegët e mi e kemi ruajtur atë objekt. Unë bëja organizim tjetër. Për mendimin tim, nuk kishte organizim. Ishin një grup te shkallët, te hyrja e Kryeministrisë nga ana e Piramidës. Një pjesë tjetër ishin afër rrethimit të gardhit. Lëvizjet e tyre nuk i kam parë.
Prokurori: Sa veta ishin te shkallët?
Dajti: Kanë qenë mbi 10-15 veta.
Prokurori: Ke parë të kenë kryer qitje këta persona?
Dajti: Unë nuk mund ta përcaktoj kush ishte. Me armë gjuhej, por pozicionet si kam parë. Armët ishin të drejtuara nga turma, nga bulevardi. Kam parë që qëllohej me armë luftarake. Pozicioni i tyre ka qenë nga dera nga Piramida deri te qoshja.
Gjykata: Sa veta ishin ata që qëllonin?
Dajti: Rreth 5-6 veta.
Gjykata: Në çmënyrë po qëllonin?
Dajti: Në mënyra të ndryshme.
Prokurori: Thatë që keni parë personin që vdiq pranë portës. Keni parë ndonjë mjet aty pranë?
Dajti: Jo, nuk kam parë.
Prokurori: Po gjatë zhvillimit të protestës?
Dajti: Jo, pastaj lëviza.
Prokurori: Brenda rrethimit, konstatuat ndonjë pengesë tjetër?
Dajti: Te porta kryesore nuk kishte gjë, ndërsa në pjesët e tjera, veç kangjellave kishte edhe tela me gjemba.
Av. Gjokutaj: Pozicioni juaj në Gardë?
Dajti: Nga 1987-a deri në 2006-n kam qenë komandant i Komandës Operacionale, që më pas u quajt Forcat Speciale.
Av. Gjokutaj: Kush e organizoi protestën?
Dajti: Nuk kisha dijeni.
Av. Gjokutaj: Në dijeninë tuaj, që do të kishte demonstratë e mësuat dhe orën?
Dajti: Po.
Av. Gjokutaj: Ju morët pjesë në protestë, apo jo?
Dajti: Vazhdova funksionin.
Av. Gjokutaj: Sa kohë qëndruat të protestë?
Dajti: Në momentin që më thirrën drejtuesit e Policisë së Tiranës se kujtoj orën.
Av. Gjokutaj: Me çfarë cilësie morët kontakt me ta?
Dajti: Kemi pasur gjithnjë bashkëpunim në lidhje me mbarëvajtjen e tubimeve apo protestave.
Av. Gjokutaj: Si të thirrën, si të lajmëruan?
Dajti: Live, ballë për ballë, pasi telefonat nuk punonin. Kishin dalë nga zhurmuesit jashtë kontrollit.
Av. Gjokutaj: Po pse u afruat aty?
Dajti: U afrova si qytetar, se dëgjova krisma.
Av. Gjokutaj: Kishit armë me vete atë ditë?
Dajti: Jo, nuk kam pasur.
<