Pranga dy zyrtareve te policise se burgut
Arratisja e grabitesit te bankes ka sjelle arrestimin e dy zyrtareve te policise se burgut dhe shkarkimit te tre te tjereve. Pergjegjesi i sigurise ne burgun 313 ne Tirane si dhe specialisti i trupes se regjimit te brendshem ne kete burg jane vene ne pranga pas arratisjes spektakolare nga ambientet e ketij burgu te Ajet Markajt 20 vjec i cili tentoi te grabiste nje filial banke ne qender te Tiranes ne shtator te ketij viti.
Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Policise se Tiranes te cilat kane kryer hetimin e ketij rasti kane dale dje ne nje njoftim zyrtar per te treguar se cfare hetimesh jane kryer brenda 24 oreve. Sipas te dhenave zyrtare dy dite me pare rreth ores 1045 ne burgun 313 te Jordan Misja nga sektori nr. 3 i paraburgimit Ajet Markaj i arrestuar per veprat penale vjedhje e bankave dhe e arkave te kursimit mbetur ne tentative dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit eshte hedhur ne murin jugor te ajrimit duke bere te mundur largimin e tij nga ky institucion. Reagimi i menjehershem i punonjesve te policise shkrepja e armes 26 here nuk beri te mundur neutralizimin e largimit te te paraburgosurit - deklaroi Ministria e Drejtesise. Menjehere pas ngjarjes se rende ne vendin e ngjarjes kane shkuar specialistet e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Burgjeve nga te cilet u kryen veprimet procedurale u be keqyrja e vendit te ngjarjes nga grupi i eksperteve kriminalistike si dhe u moren ne pyetje punonjesit e policise te cilet ishin ne sherbim. Te gjendur para ketij fakti dhe duke u bazuar ne veprimet procedurale u provua se pergjegjesi i sigurise se burgut 313 te Jordan Misja Kamber Hoxha dhe specialisti i trupes se regjimit te brendshem Eqerem Disha kane konsumuar te gjitha elementet qe kerkon vepra penale shperdorimi i detyres. Duke u nisur nga ky fakt ne bashkepunim edhe me prokurorine u vendos arrestimi i tyre. Por per ndjekje penale jane derguar edhe tre punonjes te rolit baze. Sipas te dhenave per punonjesit e policise te rolit baze Xhevat Hidri Frrok Binaku dhe Dritan Rama u referua ne prokurori fillimi i procedimit penal per vepren penale shperdorimi i detyres. Nga hetimet ka rezultuar se ata nuk kane zbatuar detyrat e percaktuara ne rregullore dhe per kete shkak ka mundur te arratiset i paraburgosuri.