Përplasen makinat, 5 të plagosur në Lezhë

Foto Ilustruese
LEZHE- Pese persona kane mbetur te plagpsur kur makinat me te cilat udhetonin jane perplasur mes tyre.
Aksidenti ka ndodhur ne hyrje te Lezhes, ne mesdite dhe mesohet se njeri nga te aksidentuarit eshte ne gjendje te rende.
Sipas te dhenave te para ne aksident jane perfshire dy automjete, njera me targe AA 413 DG dhe tjetra LE 7405 A.
Ne nje nga automjetet mesohet se ishte duke udhetuar nje familje me 4 persona.
Ne vendin e ngjarjes kane mberritur forca te policise, qe kane nisur hetimet per shkakun e perplasjes. Dyshimet e para jane per nje parakalim te gabuar.